“U plagosa, hoqa shpretkën. Ishte si luftë”, i plagosuri rrëfen tmerrin në Mamurras

Publikuar tek: aktualitet, më 07:34 25-09-2015 “U plagosa, hoqa shpretkën. Ishte si luftë”, i plagosuri rrëfen tmerrin në Mamurras

Altin Çoku është një nga të plagosurit në masakrën e mamurrasit ndodhur dy ditë më parë. 30 vjeçari sapo ka dalë nga një operacion ku i kanë hequr shpretkën e dëmtuar nga plumbi dhe tregon tmerrin e parë me sy në qendër të qytetit. Çoku nuk kishte asnjë lidhje me ngjarjen. Ai kishte dalë për të shoqëruar të ëmën të merrte pensionin kur ndodhi masakra.

“Ishte një ditë e zakonshme si gjithë të tjerat. Unë banoj në fshat, dhe të mërkurën kisha shkuar në Mamurras për të shoqëruar nenën e cila do të merrte pensionin. Pasi i mbaruam ato punët që kishim për të bërë në qytet qëndruam në një rrugë afër bashkisë, ku po prisnim vëllanë të vinte të na merrte me makinë dhe të na çonte në fshat. Më pas gjithçka ndodhi shumë shpejt. Nuk e kuptova si ndodhi vetëm kur e pashë veten mes plumbave që fluturonin në ajër. Ishte një luftë e vërtetë. Një turmë njerëzish që përpiqeshin t’ia mbathnin. Mes tyre isha dhe unë me mamin. Nuk patëm mundësi të largoheshim dhe tentuam të futemi në një derë që ishte aty, por ajo nuk u hap’, tregon 30 vjeçari për Gazetën Shqiptare.

“Në këto momente në shpinë ndjeva një dhimbje sikur më goditi dikush me grusht. Pak minuta më vonë u mbusha me gjak dhe e kuptova se më kishin qëlluar. Nuk mundesha të ecja. Mbaj mend vetëm zërin e mamit që kërkonte ndihmë te kalimtarët e rastit që të më çonte në spital. Më ka marrë një djalë që nuk e njoh në krah dhe më ka futur në makinë dhe më ka çuar në Spitalin e Mamurrasit. Më vonë më sollën në Tiranë. Më pas nuk mbaj mend gjë, sepse jam futur direkt te salla e operacionit”, rrëfen ende i pafuqishëm Çoku.

“Jam operuar dhe kam hequr shpretkën pasi më ishte dëmtuar nga plumbat. Ndërsa psikologjikisht jam shumë i tronditur. Nuk kam pasur asnjëherë probleme në jetën time. Jam njeri familjar. Ndjehem shumë i pasigurtë sepse jam plagosur në qendër të qytetit pa pasur asnjë faj”, rrëfen 30 vjeçari ndërsa pohon se nuk i njeh palët e përfshira në konfilkt.

“Jo asnjërin Unë jetoj në fshat. Merrem me blegtori për të fituar bukën e gojës. Nuk kam pasur asnjë konflikt në jetën time me askënd”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rrëfehet dëshmitari kyç i “CEZ” dhe nxjerr emrat: 20 mijë euro për të më vrarë mua
Urdhri i prerë: Bankierët duhet të spiunojnë bizneset »
Article Logic
Execution time: 0.011622905731201
array(1) { ["section"]=> string(84) "u-plagosa-hoqa-shpretken-ishte-si-lufte-i-plagosuri-rrefen-tmerrin-ne-mamurras-21616" }