“U prefsh në paqe, Obama” kryeministri i Rusisë provokon me postimin në Twitter

Publikuar tek: bota, më 18:00 30-12-2016 “U prefsh në paqe, Obama” kryeministri i Rusisë provokon me postimin në Twitter

Kryeministri i Rusisë, Dimitri Medvedev ka provokuar administratën në ikje të presidentit Barack Obama, me një postim në rrjetin social “Twitter”.

Medvedev shprehet i keqardhur që Obama po e përfundon mandatin me veprime anti-ruse, ndonëse në fillim kërkoi përmirësimin e marrëdhënieve.

“Është për të ardhur keq që administrata Obama, e cila filloi punën për përmirësimin e marrëdhënieve tona, po përfundon mandatin në një agoni anti-ruse. U prefsh në paqe”, shkruan Medvedev.

Tensionet mes Uashingtonit dhe Moskës janë rritur ndjeshëm pas akuzave për manipulim të zgjedhjeve në SHBA. Presidenti Obama largoi 35 diplomatë rusë të dyshuar si të përfshirë në manipulimin e zgjedhjeve.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Puntin u përgjigj se nuk do të binte pre e këtij provokimi dhe se diplomatët amerikanë në vendin e tij nuk do të dëboheshin. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0077109336853027
array(1) { ["section"]=> string(82) "u-prefsh-ne-paqe-obama-kryeministri-i-rusise-provokon-me-postimin-ne-twitter-64245" }