Ditën e djeshme u qëllua me thikë për vdekje 17-vjeçari Anxhelo Gjokazaj në qytetin e Durrësit.
Pas një sherri banal me një bashkëmoshatarin e tij, Devi Lala, Anxhelo u qëllua me thikë, por nga plagët e marra ndërroi jetë në spitalin rajonal.
Ndërkohë, menjëherë pas përhapjes së lajmit tragjik, miqtë e Anxhelos nuk i kanë kursyer dedikimet prekëse në rrjetet sociale.
“Jeta u tregoka shume e padrejt me me te miret… spo arrijm ta besojm qe tis do jesh me pran nesh…, kjo eshte nje humbje e madhe ne zemrat tona. Do me mungosh shuum vella… u prehsh ne paqe yll i qiellit tashme Angelo Gjokazaj”, shkruan një nga miqtë e tij në facebook, ndërsa të tjerë shkruajnë se do t’u mungojë shoqëria e tij.