U premtua se hekurudha Tiranë-Rinas-Durrës do të mbaronte në vitin 2021, Erion Braçe firmos dokumentin që rrëzon Gjiknurin

Publikuar tek: ekonomi, më 17:34 11-02-2019 U premtua se hekurudha Tiranë-Rinas-Durrës do të mbaronte në vitin 2021, Erion Braçe firmos dokumentin që rrëzon Gjiknurin

Në maj 2018, përfaqësues të qeverisë shqiptare nënshkruan me përfaqësuesit e BERZH marrëveshjen e grantit të BE-së prej 35.4 mln euro për hekurudhën Tiranë-Durrës-Rinas.

Granti parashikonte rehabilitimin e linjës hekurudhore Tiranë-Durrës dhe degëzimin me Rinasin. Kosto totale e projektit vlerësohej në shumën prej 90.45 milionë euro. Pjesa tjetër e financimit do të ishte një kredi nga BERZH në shumën 36.8 milionë euro dhe 16 milionë euro do të financoheshin nga qeveria shqiptare.

Ministri Gjiknuri shprehej optimist pas nënshkrimit të marrëveshjes se pas mbarimit të veprës koha që do të nevojitet për të udhëtuar nga qendra e Tiranës drejt Aeroportit Nënë Tereza do të jetë rreth 12 minuta me tren ekspres ndërsa nga qendra e Tiranës deri në qendër të Durrësit do të duhen afro 22 minuta”.

Por ky projekt do të mbetet në sirtar, të paktën sipas shkresave të qeverisë shqiptare.

Një dokument afatshkurtër për zhvillimin ekonomik të vendit, parashikon 0 lekë për financimin e kësaj hekurudhe dhe nëse në këtë listë nuk përfshihen grantet dhe kreditë e huaja, nuk janë as investimet e qeverisë shqiptare, të cilat, sipas Gjiknurit, do të ishte rreth 16 milionë euro.

Dokumenti i firmosur nga zëvendëskryeministri Erion Braçe titullohet ‘Programi i Reformave Ekonomike (ERP) 2019–2021’, ku edhe pse projekti i quajtur 'Reforma 03' ka dy faqe (425-426), nuk parashikon asnjë kacidhe. 

Ndërtimi i linjës hekurudhore Tiranë-Rinas-Durrës ishte tentuar nga Fatos Nano në vitin 2004 kur nënshkroi një kontratë me kompaninë amerikane “General Electric” për ndërtimin e një linje hekurudhore elektrike Tiranë-Rinas-Durrës, (i njohur gjerësisht si ‘treni elektrik’, me kosto 90 milionë dollarë. Pas anulimit të projektit, “General Electric” dhe një partner i tij, sipas raporteve diplomatike, iu drejtuan gjykatës së arbitrazhit dhe fituan të drejtën për 14 milionë euro dëmshpërblim.

1.png

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shtetet që konsumojnë më shumë produkte “Made in Albania”, kush qëndron në krye
Shtohen edhe 4 koncesione, shikoni se ku do të shkojnë 48.3 miliardë lekë të reja deri në 2021 (TABELA) »
Article Logic
Execution time: 0.0045888423919678
array(1) { ["section"]=> string(128) "u-premtua-se-hekurudha-tirane-rinas-durres-do-te-mbaronte-ne-vitin-2021-erion-brace-firmos-dokumentin-qe-rrezon-gjiknurin-152397" }