U prezantuan si punonjës të antidrogës dhe rrahën priftin, reagon PBDNJ

Publikuar tek: aktualitet, më 14:30 09-09-2015 U prezantuan si punonjës të antidrogës dhe rrahën priftin, reagon PBDNJ

Dy persona të armatosur të cilët u prezantuan si punonjës të antidrogës rrahën Kristo Papan, babain e kreut të Omonias. 

77 vjeccari tregon se sapo ishte kthyer nga mesha, dy persona të maskuar dhe me armë iu futën me dhunë në banesë dhe pasi e goditën nisën të kërkonin për sende me vlerë.

Pas kësaj, ka reaguar edhe Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut e cila shpreh indinjatën e thellë dhe dënon aktin ndaj priftit orthodoks Kristo Papa.

"Shprehim indinjatën e thellë dhe dënojmë pa asnjë ekuivok aktin e dhunës ndaj Meshtarit Orthodhoks Kristo Papa të ndodhur në zonën ku historikisht, dhe në numra të konsiderueshëm, jeton dhe zhvillon aktivitetin e tij Komuniteti Etnik Grek", thuhet në deklaratë.

“Pa paragjykuar motivet dhe hollësitë e tjera të ngjarjes, e konsiderojmë këtë agresion të shëmtuar produkt të klimës të pa sigurt dhe intolerancës së thellë që përshkon kohët e fundit shoqërinë tonë. Ngritja e dorës ndaj një kleriku dhe njëkohësisht një personi të moshuar tregon krizën e thellë morale dhe është jashtë çdo kodi që tradicionalisht është respektuar nga shoqëria e jonë. Duke nxitur autoritetet kompetente për zbardhje sa më shpejtë të ngjarjes, kapjen e autoreve dhe vënien e tyre para drejtësisë”, thuhet në deklaratën zyrtare të PBDNJ.

"Duke nxitur autoritetet kompetente për zbardhje sa më shpejtë të ngjarjes, kapjen e autoreve dhe vënien e tyre para drejtësisë", përmbyllet deklarata.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Drejtori i shkollës në Krujë i hyn me shpulla mësuesit 56 vjeçar, procedohet penalisht
Braho kërkon masë disiplinore ndaj gjeneralit Ahmetaj, tha se gjysma e komisionit janë ish-Sigurimsa »
Article Logic
Execution time: 0.013477087020874
array(1) { ["section"]=> string(76) "u-prezantuan-si-punonjes-te-antidroges-dhe-rrahen-priftin-reagon-pbdnj-20366" }