U prish INSIG por “Pallati me kuba” në gjendje skandaloze, Shkreli: Nevojë për restaurim

Publikuar tek: aktualitet, më 10:10 05-06-2016 U prish INSIG por “Pallati me kuba” në gjendje skandaloze, Shkreli: Nevojë për restaurim

Disa ditë më parë IKMT zhvilloi aksionin për prishjen e ish-ndërtesës së INSIG pasi Bashkia e Tiranës fitoi edhe betejën ligjore me pronarët e saj por këshilltari i kryeministrit Rama për Trashëgiminë Kulturore Artan Shkreli, ngre shqetësimin për mënyrën sesi duket pas kësaj “Pallati me kuba” ose “Pallati i Kadaresë” siç quhej dikur.

Shkreli thotë se është i nevojshëm një restaurim serioz.

“Me prishjen e ndërtesës së INSIG-ut, pallati "me kuba" ose pallati i Kadaresë, siçe quanim këtu e 30 vjet të shkuara, i projektuar nga Maks Velo, ka mbetur si një shkëmb në mes të patalogut. Por jo vetëm për këtë arsye ai pallat ka nevojë për një restaurim serioz dhe qendrim të posaçëm estetik.

Pallati me kuba ngërthen në vetvete aspiratën e arkitekturës shqiptare për të qenë në një hap me kohën dhe në veçanti me perëndimin; ngërthen përpjekjen tragjike të një brezi arkitektesh si Velo, Faja, Kolevica etj. që u përcelluan nga kuqlima e dacibaove të revolucionit kulturor në Shqipërinë e viteve 70.

Është historike, didaktike dhe urbane nevoja e një restaurimi të tillë”, shkruan Shkreli..

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0072159767150879
array(1) { ["section"]=> string(90) "u-prish-insig-por-pallati-me-kuba-ne-gjendje-skandaloze-shkreli-nevoje-per-restaurim-42486" }