U procedua penalisht për protestën, flet për herë të parë Edi Paloka (REAGIM I PLOTË)

Publikuar tek: politike, më 15:30 19-12-2017 U procedua penalisht për protestën, flet për herë të parë Edi Paloka (REAGIM I PLOTË)

Deputeti i partisë Demokratike Edi Paloka është një nga 10 deputetët e PD-së që do të ndiqen penalisht nga Policia dhe Prokuroria e Tiranës, pas ngjarjeve të ditës së djeshme.

Ditën e sotme deputeti Paloka ka reaguar duke akuzuar Ramën se zgjodhi Arta Markun si Kryeprokurore për të mbrojtur veten dhe për të shantazhuar opozitën.

“Nuk i duhej vetëm për të mbrojtur kriminelet ordinere që ka futur dhe mban në politikë. Nuk i duhet as vetëm për të mbrojtur Tahirin, Dakon, Beqen, Sejdinin...

I duhet për të mbrojtur veten dhe për të kërcënuar e shantazhuar opozitën”, është shprehur në statusin e tij Edi Paloka.

10 deputetë të opozitës janë proceduar në gjendje të lirë për prishje të rendit dhe kundërshtim të Policisë.

REAGIM I PLOTË I EDI PALOKËS:

“Edhe nje arsye tjeter pse nipi i Spiro Kolekes , Edvini i Kristaqit, kerkonte dhe u be Prokuror i Pergjithshem.

Nuk i duhej vetem per te mbrojtur kriminelet ordinere qe ka futur dhe mban ne politike. Nuk i duhet as vetem per te mbrojtur Tahirin, Dakon, Beqen, Sejdinin...

I duhet per te mbrojtur veten dhe per te kercenuar e shantazhuar opoziten.

Ai qe mbron habilajt dhe balilajt , qe ka mbrojtur frroket, prenget e xhuvanin junior, qe mbron beqet e tahiret; urdheroi drejtuesit e policise se kanabisit, te procedojne mbeshtetes dhe deputete te opozites sepse protestuan kunder shkeljes se Kushtetutes nga ai vete.”

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.040093183517456
array(1) { ["section"]=> string(89) "u-procedua-penalisht-per-protesten-flet-per-here-te-pare-edi-paloka-reagim-i-plote-103642" }