U pushua çështja e lobimit rus/ Gjykata zbardh vendimin për Bashën, Ristanin dhe Dervishin: Nuk ekziston fakti penal  

Publikuar tek: politike, më 15:08 17-01-2020 U pushua çështja e lobimit rus/ Gjykata zbardh vendimin për Bashën, Ristanin dhe Dervishin: Nuk ekziston fakti penal  

Është zbardhur vendimi i Gjykatës së Tiranës që ka vendosur të pushojë çështjen e “lobimit rus” për kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha, dhe dy ish-zyrtarët Arben Ristani dhe Ilir Dervishi të cilët akuzoheshin nga prokuroria për “falsifikim dokumentesh” lidhur me kontratat e lobimit me vlerë 675 mijë euro në SHBA në zgjedhjet e vitit 2017.

Gjykata ka dalë në vendimin prej 41 faqesh dhe ndërsa jep detajet pse vendosi pushimin e çështjes shprehet se nuk ka patur asnjë kontratë lobimi “Biniada trade” dhe nuk ekziston fakti penal.

Kontrata e paraqitur nga Nick Muzin nuk është e lidhur me asnjë parti. Nick Muzin ishte shprehur se ka përfituar 150 mijë dollarë nga marrëveshja “Biniada trade”.

Diaa ditë më parë gjyqtari i çështjes është tërhequr dhe ka marrë vendimin për rrëzimin e çështjes. Basha, Ristani dhe Dervishi akuzoheshin nga prokuroria për “falsifikim dokumentesh” lidhur me kontratat e lobimit me vlerë 675 mijë euro në SHBA në zgjedhjet e vitit 2017.

Kujtojmë se Basha nuk ka qenë i pranishëm në seancë por është përfaqësuar nga dy avokatët e tij. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019393920898438
array(1) { ["section"]=> string(120) "u-pushua-ceshtja-e-lobimit-rus-gjykata-zbardh-vendimin-per-bashen-ristanin-dhe-dervishin-nuk-ekziston-fakti-penal-192361" }