U qëllua drejt hotelit të tij, pronarin në vitin 2013 e kanë plagosur me armë zjarri (EMRAT)

Publikuar tek: aktualitet, më 09:38 08-08-2020 U qëllua drejt hotelit të tij, pronarin në vitin 2013 e kanë plagosur me armë zjarri (EMRAT) Pronari i hotelit Jetmir Mucllari

Në orët e para të mëngjesit të sotëm dy persona të paidentifikuar kanë qëlluar 100 herë me armë zjarri drejt hotel "Voloreka" në tushemisht të Pogradecit.

Nga të shtënat nuk ka patur të lënduar por vetëm dëme materiale, pasi janë dëmtuar 8 makina të parkuara në parkingun e hotelit.

Mësohet se pronar i hotelit është Jetmir Muçllari, i cili ka patur konflikte të mëparshme, pasi është plagosur në vitin 2013 nga Edmond Fejzollari.

Krimi ka ndodhur për motive të dobëta, por Muçllari ka deklaruar ditën e sotme para efektivëve se nuk ka konflikte me asnjë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010926008224487
array(1) { ["section"]=> string(96) "u-qellua-drejt-hotelit-te-tij-pronarin-ne-vitin-2013-e-kane-plagosur-me-arme-zjarri-emrat-216465" }