Shtetasja Besihane Doci nga Elbasani është qëlluar me plumb në gjoks paraditen e sotme teksa ecte rrugës..
Policia bën me dije se dyshohet për plagosje pa dashje gjatë një konflikti që po zhvillohej mes disa personave.
Burime nga policia bëjnë me dije se është identifikuar personi që ka qëlluar mbi 68 vjeçaren, i cili bashkë me personat e tjerë janë larguar nga vendngjarja.
Banorët kanë rrëfyer se e panë të mbuluar me gjak në rrugë gruan. 68 vjeçarja do të transportohet në QSUT për ndërhyrje të specializuara pasi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Policia identifikoi autorin e masakrës si dhe shoqëroi në polici 15 persona të tjerë të cilët mund të jenë në dijeni të ngjares.