U qëllua me plumb në kokë dje në Tiranë, ndërron jetë te Trauma 26-vjeçari

Publikuar tek: aktualitet, më 09:31 23-08-2019 U qëllua me plumb në kokë dje në Tiranë, ndërron jetë te Trauma 26-vjeçari Viktima, Indrit Çelaj

Ndërron jetë në spital 26-vjeçari Indrit Çelaj, që u plagos me armë dje në Tiranë.

Mësohet se i riu nga Mallakastra ka humbur jetën tek Trauma, pasi nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve të marra nga plumbi në kokë.

Ngjarja ndodhi mesditën e djeshme në Tiranë, te 'Myslym Shyri'. I riu ishte duke punuar në një vilë, ndërsa është konfliktuar me dy djemtë e pronarit të vilës. 

"Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera, rezultoi se ne ambientet e katit të parë të godinës trekatëshe, shtetasi G.K, 31 vjeç, në bashkëpunim me vëllain e tij, shtetasin A. K, 28 vjeç, pas një konflikti të çastit me shtetasin I.Ç, teknik kondicionerësh, i cili po kryente kondicionimin e vilës, ka plagosur rëndë me armë zjarrin shtetasin Indrit Çelaj, i cili mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në spital", njoftoi policia. 

Ndërkaq, janë arrestuar 4 persona, mes tyre edhe pronari i vilës, Bujar Kusi për veprat “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vertetes”.

Policia sqaron se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çatit të dy djemve me 26-vjeçarin, teknik kondicionerësh, i cili po kryente kondicionimin e vilës.

Ndërkohë, dy autorët sipas bluve i kanë kërkuar 27-vjeçarit L.V, i cili shoqëronte 26-vjeçarin të marrë përsipër krimin.

Sakaq, 27-vjeçari L.V i cili ditën e djeshme u shpall në kërkim si autor i dyshuar, është arrestuar nga policia gjatë orëve të vona të mbrëmjes.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0076701641082764
array(1) { ["section"]=> string(80) "u-qellua-me-plumb-ne-koke-dje-ne-tirane-nderron-jete-te-trauma-26-vjecari-176092" }