U qëllua për vdekje nga studenti i infermierisë, zbardhet telefonata e fundit e Ariela Muratit me nënën para vrasjes

Publikuar tek: kulture-art, më 08:37 22-01-2018 U qëllua për vdekje nga studenti i infermierisë, zbardhet telefonata e fundit e Ariela Muratit me nënën para vrasjes

Familja e Ariela Muratit ka hapur dyert e mortit prej ditës së djeshme në fshatin Zharrëz të Fierit. 

Mes lotësh dhe pikëllimit miqtë e familjarët kanë mbërritur në orët e mbrëmjes në shtëpinë e të atit, Petrit Muratit.

Familjarët kanë treguar se lajmin për sulmin e vajzës së tyre e kanë mësuar nga mediat. Madje, për ta ka qenë e pabesueshme pasi e ëma kishte folur me Arielën vetëm pak minuta para se të ndodhte ngjarja tragjike.

Ariela i kishte treguar se po shkonte të takonte motrën. Pasi kanë marrë vesh ngjarjen e trishtë, prindrit e vajzës janë nisur me urgjencë drejt Tiranës me shpresën se do ta gjejnin të gjallë. Sipas panorama vetëm kur janë afruar pranë spitalit në Tiranë, dy prindrit e Arielës kanë marrë vesh lajmin e hidhur, se Ariela kishte ndërruar jetë.

Aldison Belulaj është 23-vjeçari që qëlloi për vdekje vajzën, që i kishte kërkuar dorën në shtëpi, por ishte refuzuar prej saj.

Belulaj plagosi rëndë me një plumb në kokë veten dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

 

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019919872283936
array(1) { ["section"]=> string(122) "u-qellua-per-vdekje-nga-studenti-i-infermierise-zbardhet-telefonata-e-fundit-e-ariela-muratit-me-nenen-para-vrasjes-107457" }