U qëlluan në derën e shtëpisë, DETAJE të reja nga plagosja në Laç: Hallë e nip shoqëroheshin nga vëllai i Durim Bamit (Dyshimet)

Publikuar tek: aktualitet, më 00:44 22-09-2019 U qëlluan në derën e shtëpisë, DETAJE të reja nga plagosja në Laç: Hallë e nip shoqëroheshin nga vëllai i Durim Bamit (Dyshimet) I plagosuri Mariglen Haka

Mariglen Haka dhe Shpresa Haka janë dy të plagosurit që janë transportuar me urgjencë në spitalin e Traumës, në orët e vona të mbrëmjes së sotme.

Mësohet se të dy të plagosurit janë qëlluar në derën e shtëpisë nga persona ende të paidentifikuar për shkaqe hasmërie, ndërsa janë sjell në spital nga vëllai i Durim Bamit, Valter Bami. Mariglen Haka dhe halla e tij Shpresa Haka (Basha) kanë mbërritur në spitalin e Traumës me makinë private, në gjendje të rëndë.

Mariglen Haka nuk është një emër i panjohur për Policinë pasi në 13 qershor 2011 është shoqëruar si i dyshuari kryesor për vrasjen e biznesmenit të kromit Nadien Zeneli, në zonën e Bllokut. Haka u tha në atë kohë se kishte vrarë biznesmenin pasi dyshonte se ai ishte i përfshirë në vrasjen e vëllait të tij, Roland Haka, në vitin 2004.

“Vrasja e shtetasit Nadien Zeneli dyshohet të jetë bërë për motive gjakmarrjeje, pasi viktima dyshohej nga familja e shtetasit Mariglen Haka si autor i vrasjes së shtetasit Roland Lutfi Haka, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2004 në Krujë”, tha në 2011 policia e Tiranës, pasi arrestoi Mariglenin dhe babin e tij Lutfi Haka. Pas hetimeve shënjestra e atentatit të sotëm u la i lirë për mungesë provash.

Mirëpo, pavarësisht se gjurmimi i sinjalit të telefonit zbuloi se Haka ishte shumë pranë zonës së Bllokut në 2011, në vendin ku u vra biznesmeni Nadien Zeneli, ai u la i lirë. Por kjo i shtyu dhe më shumë ekspertët e grupit hetimor që të kërkonin dhe të vendosnin nën përgjim numrin e tij për dy javë, dhe ku më vonë do të provohej se ai ishte një nga autorët e vrasjes.

sdfsdf.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.12393593788147
array(1) { ["section"]=> string(131) "u-qelluan-ne-deren-e-shtepise-detaje-te-reja-nga-plagosja-ne-lac-halle-e-nip-shoqeroheshin-nga-vellai-i-durim-bamit-dyshimet-179330" }