U quajt Tajlanda e Shqipërisë, qeveria “firmos” shkatërrimin e lumit të Shalës, çfarë pritet të ndodhë

Publikuar tek: ekonomi, më 11:14 11-09-2017 U quajt Tajlanda e Shqipërisë, qeveria “firmos” shkatërrimin e lumit të Shalës, çfarë pritet të ndodhë

Pas lejeve për ndërtimin e HEC-eve në Valbonë, një tjetër koncesion miliona dollarësh parashikon ndërtimin e HEC-eve në Shalë.

Grykëderdhja e lumit të Shalës në liqenin e Komanit është kthyer në dy vitet e fundit në një nga destinacionet më tërheqëse lumore të Alpeve Shqiptare.

Izoluar nga majat e larta, rrjedha e vrullshme e ujit të kaltër të Shalës i ofron aventurierëve një panoramë nga ato që ngjajnë me Tajlandën e largët.

Por një projekt konkret i 3 kompanive të shpallura nga Ministria e Energjisë parashikon shfrytëzimin hidroenergjitik të ujërave të Shalës.

HEC-I mbi Shalë 100 milionë USD

Ministria e Energjisë dhe Industrisë bëri me dje se ka shpallur fituesit e koncesionit për hidrocentralin mbi lumin Shalë. Referuar vlerës së investimit por dhe fuqisë së instaluar duket se kemi të bëjmë me një nga hidrocentralet më të mëdhenj nëvend. Kompania fituese është një bashkim i përkohshëm i shoqërive “Çinar-San Hafriyat Nakliyat Insaat Turizm Sanayi Ve Ticaret LTD.STI”, “Shala Energy PLC” dhe “Falak Properties LLC”  

Të dhënat për HEC-in:

Fuqia e instaluar e përcaktuar me prurjen llogaritëse  parashikohet që të jetë 83,450 kË , me një prodhim të energjisë elektrike rreth  321,465,632 kËh. Vlera e Fee-së koncesioneve të ofertuar është 2.1% (6,750,778 kËh)kurse koha e zbatimit te punimeve 36 muaj. Vlera pa TVSH është 11,239,204,263 Leke.

Interesi për shfrytëzimin hidroenergjetik është për ujërat e lumit te Shalës, midis kuotave 486 metra  mbi nivelin e detit deri në 176.00 metra mbi nivelin e detit, i cili është edhe kuota maksimale e rezervuarit të Komanit, duke respektuar kushtet teknike të projektimit dhe mos cenimit të objekteve që parashikohen të ndërtohen në këtë pellg ujëmbledhës, shkruan Revista Monitor.

Lumi i Shalës mbi të cilin është planifikuar të ndërtohet hidrocentrali është një nga degët e lumit Drin që furnizon kaskaden e Drinit e cila është vepra më e rëndësishme energjetike në vend që siguron mbi 90% të energjisë në vend.

Jepen edhe HEC-I Gojan dhe Bushtrica 1

Ministria e Energjisë bëri me dije se ka shpallur edhe fituesit për hidrocentralin Bushtrica 1 e cila ishte për më shumë se dy muaj e ankimuar në Komisionin e Prokurimit Publik. Sipas njoftimit fitues për këtë koncesion është shoqëria “Doko”sh.p.k me një vlerë investimi 506 milionë lekë pa TVSH ndërsa fuqia e instaluar do të jetë 4220 Kë.

Për hidrocentralin e Gojanit fituese është shpallur “M.C. Inerte” sh.p.k. me një vlerë investimi 1.9 miliardë lekë.

Kompanitë fituese për tre HEC-et duhet të paraqesin pranë ministrisë dokumentet shtesë për t’i hapur rrugë nënshkrimit të kontratës finale.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025758981704712
array(1) { ["section"]=> string(104) "u-quajt-tajlanda-e-shqiperise-qeveria-firmos-shkaterrimin-e-lumit-te-shales-cfare-pritet-te-ndodhe-91909" }