U raportua i humbur një ditë më parë, gjendet i vdekur kryebashkiaku i Seulit

Publikuar tek: bota, më 18:10 09-07-2020 U raportua i humbur një ditë më parë, gjendet i vdekur kryebashkiaku i Seulit Park Won-soon

Një ditë pasi u raportua i humbur nga vajza e tij, gjendet i pajetë kryebashkiaku i Seulit në Korenë e Jugut.

Trupi i pajetë i Park Won-soon u gjet pas rreth shtatë orë kërkime në kodrat në veri të kryeqytetit. Vajza e tij telefonoi policinë të mërkurën, duke thënë se babai i saj para se të largohej, i kishte dërguar një mesazh që ngjante si amanet.

Po ditën e djeshme, sekretarja e tij kishte depozituar një ankesë në polici për ngacmim seksual nga Won-soon. Sekretarja e identifikuar vetëm si "A" tha në polici se ngacmimi seksual kishte nisur që në 2017, kur ajo kishte filluar punë në Bashki.

Ajo deklaroi se ka edhe gra të tjera që kanë rënë pre e ngacmimeve seksuale nga kryebashkiaku. Por si policia e Seulit, dhe autoritetet e Bashkisë deklaruan se nuk mund t’i konfirmonin akuzat.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010174036026001
array(1) { ["section"]=> string(83) "u-raportua-i-humbur-nje-dite-me-pare-gjendet-i-vdekur-kryebashkiaku-i-seulit-213355" }