U regjistruan për zgjedhjet lokale dhe duan negociata, Endrit BRAIMLLARI është i bindur: Në 13 tetor do të kemi zgjedhje, flasim me RAMËN si kryetar i PS-së

Publikuar tek: politike, më 07:37 25-08-2019 U regjistruan për zgjedhjet lokale dhe duan negociata, Endrit BRAIMLLARI është i bindur: Në 13 tetor do të kemi zgjedhje, flasim me RAMËN si kryetar i PS-së Endrit Braimllari, Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Endrit Braimllari këmbëngul për bisedime me Partinë Socialiste në lidhje me zgjidhjen e ngërccit politik në vend.

I ftuar në ‘’Ora News’’ numri 2 i kësa force politike deklaroi se pranon që të diskutohet me Edi Ramën në funksionin e liderit të PS-së, jo si kryeministër.

‘’Edi Rama është kryetar i PS, nuk pretendojmë të ndërrojmë kryetarin e PS. Dialogu nuk bëhet ndërmjet kryeministrit Rama dhe popullit, por mes palëve politike. Ajo parti atë kryetar ka, kur ta ndërrojnë ata brenda është punë e tyre.Duhet bërë çdo përpjekje që 13 tetori të mos shkojë si shans i humbur për shqiptarët se dënon rëndë 18 tetorin’’, u shpreh në lidhje me bisedimet midis palëve politike Braimllari.

Ndërsa për sa i  përket 13 tetorit, datës së dekretuar nga Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta për mbajtjen e zgjedhjeve lokale, Braimllari është i bindur se në këtë datë do të mbahen zgjedhjet lokale dhe anëtarët majtë në KQZ do të mbajnë përgjegjësi nëse nuk miratojnë dekretin e kreut të shtetit.

‘’ Braimllari: Çështja zgjidhjet me zgjedhje të lira dhe të ndershme. 13 tetori është një mundësi e mirë për të gjitha partitë politike në vend për tu ngritur në nivelin e përgjegjshmërisë dhe për ti dhënë zgjidhje vendit me qëllim që të mos humbim trenin e  18 tetorit. 13 tetori është datë kombëtare. Ndaj LSI u regjistrua për zgjedhjet e 13 tetorit, se janë zgjedhje të ligjshme me dekret të Presidentit. Nuk kemi dyshim që 13 tetori do të jetë ditë zgjedhjesh. Të katërt anëtarët e KQZ do të mbajnë përgjegjësi para ligjit, do të jenë shembulli i parë se si zyrtarët shkojnë të përballën me drejtësinë për shkatërrimin e zgjedhjeve.Letrat aty janë. Kanë penguar partitë politike të marrin pjesë në zgjedhje, kanë shkatërruar demokracinë’’, përfundoi zyrtari i lartë i LSI-së.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027130842208862
array(1) { ["section"]=> string(160) "u-regjistruan-per-zgjedhjet-lokale-dhe-duan-negociata-endrit-braimllari-eshte-i-bindur-ne-13-tetor-do-te-kemi-zgjedhje-flasim-me-ramen-si-kryetar-i-ps-se-176254" }