U rikonfirmua në krye të bashkisë së Pukës, Gjon Gjonaj mbledh administratën (ÇFARË U DISKUTUA)

Publikuar tek: aktualitet, më 17:14 12-07-2019 U rikonfirmua në krye të bashkisë së Pukës, Gjon Gjonaj mbledh administratën (ÇFARË U DISKUTUA)

Kandidati i PS-së që u rikonfirmua për bashkinë e Pukës, Gjon Gjonaj ka mbledhur ditën e sotme në një takim administratën.

Mësohet se Gjonaj ka falenderuar të gjithë punonjësit për punën e bërë në 4 vitet që lamë pas dhe ka kërkuar të përshpejtohen ritmet.

Gjithashtu ai ka kërkuar angazhim maksimal për projektin “100 fshatrat” dhe për përgatitjen e vitit të ri shkollor.

Postimi i plotë i Bashkisë Pukë:

Kryetari I bashkisë, z.Gjon Gjonaj zhvilloi sot një takim me administraten, të cilët I falenderoi për punen dhe përkushtimin e treguar gjatë katër viteve që lam pas. Kryebashkiaku i ftoi zyrtarët e bashkisë të përshpejtonin ritmet duke shfrytëzuar eksperiencen e fituar, në mënyrë që qytetarët e bashkisë Pukë të mernin në kohë dhe me cilësi shërbimet. Gjonaj kërkoi angazhim maksimal për projektin “100 fshatrat” ku është përfshir njësia administrative Qelez. Një vemendje të veçant kryebashkiaku i kushtoi dhe përgatitjes së shkollave për vitin e ri mësimor, furnizimin me dru zjarri të popullatës dhe vijimin e pastrimit të hapsirave publike në qytet dhe njësitë administrativ. “Të gjithë problematikat e dala në takimet e fushatës elektorale duhet të marrin zgjidhje, pa mar parasysh se cili fshat është. Ka votues shumë apo pak, ka pasur vota të vlefshme, apo jo” tha kryetari Gjonaj, duke shtuar se tashmë ai dhe bashkia ka detyrim për çdo qytetar, të majt apo të djatht. “Kemi bër shumë, por akoma më shumë duhet bër” tha kryebashkiaku teksa paralajmëroi prezantimin e projekteve që do të vijoin transformimin e Pukës. 
Kryebashkiaku kërkoi vemendje dhe për investimet që do të realizohen gjatë periudhës në vijim për sisitemin dhe asfaltimin e rrugës së Kukajve dhe kanalin vaditës të Qerretit.

66363514_901128093556478_7610775653029249024_n.jpg

66528302_901128133556474_8127133998792048640_n.jpg

66475874_901128143556473_5155413905844994048_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0072569847106934
array(1) { ["section"]=> string(99) "u-rikonfirmua-ne-krye-te-bashkise-se-pukes-gjon-gjonaj-mbledh-administraten-cfare-u-diskutua-172002" }