U rikonstruktuan me bujë 5 vite më parë, varret e Marubëve dhe Kol Idromenos të degraduar dhe në gjendje skandaloze (VIDEO)

Publikuar tek: kulture-art, më 20:54 20-07-2020 U rikonstruktuan me bujë 5 vite më parë, varret e Marubëve dhe Kol Idromenos të degraduar dhe në gjendje skandaloze (VIDEO) Varri i Kol Idromenos

Varret e Marubëve dhe të Idromenos, të cilat ndodhen në mjediset e varrezave të Rrmajit në Shkodër, ndonëse monumente kulture të kategorisë së parë, kanë degraduar deri në atë pikë sa që nga qytetarët konsiderohet turp për këtë që ka ndodhur!

Rikonstruksioni i këtyre varreve u bë 5 vite më parë nga Ministria e Kulturës, por pas pak muajsh projekti që u zbatua rezultoi i dështuar!

TV1 Channel ka realizuar një kronikë, ku tregohet se si janë katandisur këto monumente kulture në qytetin e Shkodrës. Pjesë dhe detaje shumë të rëndësishme të këtyre objekteve janë shkatërruar.

Valentina Shllaku, emigrante prej 30 vitesh në Itali, u habit kur pa gjendjen e tyre aktuale, ndërkohë që mbi shkruhej se restaurimi u bë më 2015. "Mbeta e skandalizume, çfarë a ba, unë nuk po shoh naj send të bame, gjithçka e prishun, marre", thotë ajo.

"Është turp, Shkodra që njihet se djepi i kulturës", thotë një tjetër vizitore.

Idromeno dhe Marubët janë pjesë e rëndësishme e historisë së re të Shkodrës, por edhe e historisë sonë Kombëtare. Fotografitë e Marubëve dhe pikturat e Idromenos, përbëjnë një pasuri të pazëvënsueshme të trashëgimisë sonë kulturore dhe historike.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0089499950408936
array(1) { ["section"]=> string(127) "u-rikonstruktuan-me-buje-5-vite-me-pare-varret-e-marubeve-dhe-kol-idromenos-te-degraduar-dhe-ne-gjendje-skandaloze-video-214421" }