U rrah me grushta me kryetarin e PS dy ditë më parë, sot Këshilli Bashkiak në Durrës shkarkon juristin (SHERRI)

Publikuar tek: aktualitet, më 18:19 11-10-2019 U rrah me grushta me kryetarin e PS dy ditë më parë, sot Këshilli Bashkiak në Durrës shkarkon juristin (SHERRI) Juristi Armand Tragaju shkarkua sot nga posti i sekretarit të Këshillit Bashkiak të Durrësit

Armand Tragaj nuk do të jetë më në detyrën e sekretarit të Këshillit Bashkiak të Durrësit. 

Këshilli Bashkiak i qytetit u mblodh në orën 17.00 siç ishte paralajmëruar. Sot në fjalën e tij përpara Këshillit Tragaj tha se e kishte kryer detyrën e tij në mënyrë korrekte dhe se shkarkimi i tij ishte luftë e brendshme në struktura.

Por, nuk është marrë parasysh pretendimi i tij dhe në detyrë, siç ishte paralajmëruar, u emërua Dorina Milaj.

Në datën 9 tetor, në PS e Durrësit palët u përfshinë në sherr ku dhe vetë juristi Armand Trakaj u zu me grushte me kryetarin e PS së Durrësit Luan Zaza.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.083547830581665
array(1) { ["section"]=> string(115) "u-rrah-me-grushta-me-kryetarin-e-ps-dy-dite-me-pare-sot-keshilli-bashkiak-ne-durres-shkarkon-juristin-sherri-181685" }