Lirohet biznesmeni grek që u rrëmbye shtatë ditë më parë në portin Themistokleu ne Pire.
Sipas policisë nuk është kërkuar asgjë në këmbim për lirimin e Nikos Mavrikos.
Mavrikos u lirua ditën e sotme rreth orës lokale 12.00.
Sipas mediave greke, ai u dorëzua në mënyrë të sigurtë dhe tani ndodhet në shtëpinë e tij në gjendje të mirë shëndetësore.
Ai u rrëmbye nga katër persona paraditen e 27 dhjetorit. Autorët ishin veshur me uniformë të forcave speciale greke dhe e futën biznesmenin në një makinë tip Volsvagen.
Biznesmeni i rrëmbyer ishte në mbikqyrje për të paktën 5 vite për përfshirjen e tij në rrethin e trafikut të cigareve, por asnjëherë ndaj tij nuk ishin ngritur akuza.