U rrëmbyen dy javë më parë, ekspertët e OKB-së gjenden të vdekur

Publikuar tek: bota, më 08:44 29-03-2017 U rrëmbyen dy javë më parë, ekspertët e OKB-së gjenden të vdekur

Dy ekspertë të OKB-së të cilët ishin zhdukur në Republikën Demokratike të Kongos janë gjetur të vdekur.

Lajmin e  bën të ditur zëdhënësi i Qeverisë, i cili tha se trupat e Michael Sharp dhe Zaida Catalan u zbuluan në rajonin qendror Kasai.

Ata u rrëmbyen dy javë më parë, pasi kishin shkuar në Kasai për të hetuar raportet e abuzimeve.

Rreth 40 policë janë gjetur me koka të prera në të njëjtin rajon gjatë fundjavës.

Në një deklaratë nga selia e OKB-së, Sekretari i Përgjithshëm Antonio Guterres tha se Sharp dhe Catalan humbën jetën duke kërkuar të kuptojnë shkaqet e konfliktit dhe pasigurisë në Kongo.

“Kombet e Bashkuara do të bëjnë çdo gjë të mundshme për të siguruar që drejtësia do të vihet në vend”, shtoi më tej ai, por deri tani çdo gjë mbetet mister. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011029958724976
array(1) { ["section"]=> string(69) "u-rrembyen-dy-jave-me-pare-ekspertet-e-okb-se-gjenden-te-vdekur-73453" }