U 'rrëzua' Ligji i Pagave, mjekët e vijës së parë të 'luftës' ndaj COVID-19 në Kosovë kërkojnë rrogë shtesë

Publikuar tek: rajon, më 07:24 02-07-2020 U 'rrëzua' Ligji i Pagave, mjekët e vijës së parë të 'luftës' ndaj COVID-19 në Kosovë kërkojnë rrogë shtesë Ilustruese

Pas anullimit të Ligjit të Pagave në Kosovë, mjekët e vijës së parë në luftën kundër COVID-19 kanë kërkuar rrogë shtesë, pasi kështu iu ishte premtuar në fillim të pandemisë.

Kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla ka folur për situatën e re në këtë sektor, pasi mjekët kanë filluar të rebelohen.

“Derisa ka qenë në dorë të qeverisë ligji ka shkuar shumë mirë. Në momentin kur shkoi në Kuvend, grupe të ndryshme të interesit kanë filluar të influencojnë dhe u kanë dhënë shanse grupeve të ndryshme që ta ankimojnë ligjin”, tha ai.

Kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës thotë se në emër të disa sindikatave janë sulmuar grupe të mëdha të punëtorëve.

Ai shprehet se është shumë e vështirë nga sindikatat që të menaxhojnë tashmë punëtorët pas këtij vendimi të Gjykatës Kushtetuese.

Syla thotë se deri në aprovimin e ligjit të ri të Pagave duhet të ketë një rritje për personelin shëndetësor.

“Sot kemi bërë një memorandum bashkëpunimi mes pesë sindikatave shëndetësore ku kërkesë është që deri në aprovimin e ligjit të ri të bëhet një shtesë e pagës”, tha ndër të tjera Blerim Syla.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010025978088379
array(1) { ["section"]=> string(109) "u-rrezua-ligji-i-pagave-mjeket-e-vijes-se-pare-te-luftes-ndaj-covid-19-ne-kosove-kerkojne-rroge-shtese-212509" }