U rrëzua në borë, korçari me urgjencë drejt Tiranës (DETAJE)

Publikuar tek: aktualitet, më 09:04 13-01-2019 U rrëzua në borë, korçari me urgjencë drejt Tiranës (DETAJE) Foto ilustruese

Një 59-vjeçar nga Korça është nisur me urgjencë drejt QSUT-së në Tiranë, pasi një ditë më parë teksa inspektonte prurjet e ujit të përroit Osojë, ka rrëshqitur dhe është dëmtuar.

Ndonëse i është dhënë ndihma në Spitalin e Korçës, gjendja e tij është paraqitur serioze, e për këtë arsye është nisur me urgjencë drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

'Më datë 12.01.2019, në rrugën që lidh fshatin Shipskë me Voskopojën, duke inspektuar prurjet e ujit të përroit Osojë, shtetasi Dh.T, 59 vjeç, banues në Korçë, ka rrëshkitur në dëborë dhe është dëmtuar, i cili pas mjekimit në Spitalin e Korçës, u nis për mjekim më të specializuar në Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për “Ngjarje aksidentale”, njofton policia e Korçës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Moti i keq, ARRSH njoftim për gjendjen e rrugëve
Borë e madhe, Dukagjini i bllokuar (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.012579917907715
array(1) { ["section"]=> string(64) "u-rrezua-ne-bore-korcari-me-urgjence-drejt-tiranes-detaje-148582" }