U rrëzua në Malin e Arapit në Theth, banorët gjejnë pas 3 orësh turistin polak

Publikuar tek: aktualitet, më 21:15 29-08-2019 U rrëzua në Malin e Arapit në Theth, banorët gjejnë pas 3 orësh turistin polak Turisti polak qe u rrezua ne malin e Arapit ne Theth

Turisti polak i cili u rrëzua pasditen e sotme në malin e Arapit në Theth, është gjetur pas 3 orësh nga banorët e zonës.

Pas rrëzimit nga mali, turisti kishte dëmtuar të dyja këmbët dhe nuk mund të ecte ndaj i kishte dërguar me telefon vendodhjen të dashurës së tij, e cila më pas ka dhënë dhe alarmin për bllokimin e tij.

Pas 3 orësh kërkime, banorët e zonës kanë gjetur turistin që kishte dal për hiking dhe po e transportojnë me autoambulancë për mjekim të specializuar. Më herët, gjatë pasdites ata kërkuan dhe ndihmën e policisë për kontroll nga ajri të zonës ku turisti kishte humbur dhe më pas transportimin e tij në spiatal.

Sakaq, për ngjarjen pritet informacion zyrtar nga policia pasi nuk dihet saktësisht as gjendja e tij shëndetësore dhe as identiteti i tij.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0240638256073
array(1) { ["section"]=> string(84) "u-rrezua-ne-malin-e-arapit-ne-theth-banoret-gjejne-pas-3-oresh-turistin-polak-176676" }