‘U shemb si dëshmi e barbarisë së kësaj qeverie’, Basha flet për Teatrin Kombëtar dhe premton: Do ta rindërtojmë ku ishte dhe siç ishte

Publikuar tek: aktualitet, më 21:07 29-09-2020 ‘U shemb si dëshmi e barbarisë së kësaj qeverie’, Basha flet për Teatrin Kombëtar dhe premton: Do ta rindërtojmë ku ishte dhe siç ishte Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një psotim në rrjetet sociale i është kthyer edhe njëherë çështjes së shembjes së Teatrit Kombëtar.

Ai shkruan se Dita Ndërkombëtare e Trashëgimisë Kulturore e gjen Shqipërinë pa Teatrin Kombëtar, që u shemb nga regjimi si dëshmi e barbarisë dhe urrejtjes së qeverisë për institucionet e kombit tonë.

Basha thotë se rikonfirmon angazhimine  tij personal dhe të Partisë Demokratike se Teatri do të rindërtohet aty ku ishte dhe siç ishte.

“Këtë vit, Dita Ndërkombëtare e Trashëgimisë Kulturore e gjen Shqipërinë pa Teatrin Kombëtar, që u shemb nga regjimi si dëshmi e barbarisë dhe urrejtjes që kjo qeveri ushqen për vlerat dhe institucionet e kombit tonë.

Teatri Kombëtar nuk ishte thjesht një institucion i kulturës dhe një gjurmë elegante e trashëgimisë tonë. Falë rezistencës së artistëve, aktivistëve, intelektualëve dhe qytetarëve të Tiranës, ai u shndërrua në një vijë ndarëse ndërmjet regjimit dhe qytetarisë.

Rikonfirmoj angazhimin tim personal dhe të Partisë Demokratike se Teatrin Kombëtar do ta rindërtojmë siç ishte aty ku ishte dhe ata që e sulmuan dhe e shembën brutalisht do të dalin përpara drejtësisë për këtë krim të rëndë ndaj kulturës, qytetarisë dhe mënyrës tonë të jetesës”, shkruan Basha.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.00813889503479
array(1) { ["section"]=> string(138) "u-shemb-si-deshmi-e-barbarise-se-kesaj-qeverie-basha-flet-per-teatrin-kombetar-dhe-premton-do-ta-rindertojme-ku-ishte-dhe-sic-ishte-222162" }