“U shërova”! Euriditi i madh Moikom Zeqo, njeriu që nuk iu nda letrave as në shtratin e spitalit, rikthehet mes nesh (Lufta me sëmundjen dhe muajt e vështirë në spital)

Publikuar tek: aktualitet, më 12:03 18-10-2019 “U shërova”! Euriditi i madh Moikom Zeqo, njeriu që nuk iu nda letrave as në shtratin e spitalit, rikthehet mes nesh (Lufta me sëmundjen dhe muajt e vështirë në spital)

Moikom Zeqo…I mprehtë, shumëdimensional, i kultivuar. Emër i përveçëm i letrave, analizave dhe literaturës shqipe.

Kur lexon Moikomin, humbet në një univers kompleks, me shumë dimensione, me të vërteta dhe përjetime që vetëm ai di të përcjellë.

Metaforat e Moikomit janë vetëm të Moikomit. Elegante, të menduara hollë dhe me shumë mjeshtëri nga euriditi jonë. Nuk u mungon misteri. E ndoshta kjo i shton dozat e origjinalitetit dhe veçantisë literaturës moikomjane.

Poeti, jo vetëm që di ta thotë pastër të pashprehshmen, të padukshmen, të pakapshmen e poezisë së jetës, por shkon më tutje, na bën dhe ne të reflektojmë mbi nocionet, mbi pyetjet më të thella për jetën.

I adhurojmë shpirtin, i dashurojmë humanizmin dhe përpiqemi të kuptojmë mistiken mojkomjane. Dhe në fakt mistikja tek Moikomi, është një fakt kulturor, është përgjegjëse e historisë, është kuriozitet më vete.

Moikomi nuk bie asnjëherë në vulgaritet, por jep argumentin e tij racional, me një shqipe të zgjedhur, të pastër dhe autentike.

 Poezia e tij emancipon, mrekullon, ndërgjegjëson e të bën të reflektosh mbi jetën.

Moikomi ynë është një njeri i mendimit të nivelit europian, i përkthyer edhe ndërkombëtarisht. Vetëm diçka më ngel merak. Nuk është i njohur në botë aq sa duhej ta meritonte krijimtaria e tij.

Por ky nuk është faji i euriditit tonë.

Shumë poetë, shkrimtarë, kanë ikur nga kjo jetë pothuajse të panjohur. Ama për diçka jam e qetë. Koha do ti japë vendin që meriton këtij poeti madhështor.

Nga ana tjetër, nuk mungojnë artikujt që i cilësojnë librat e Moikomit si shumë të çuditshëm, disa herë të pakuptueshëm dhe abstraktë. Kjo ndoshta sepse shprehjet e tij flururojnë në lartësi të mëdha mbi re, dhe e bëjnë të veshtrirë të kuptohet pastër nga lexuesi i thjeshtë.

Për të shkruar për librat e veçantë të Zeqos duhet kohë, kujdes, qetësi dhe padyshim shumë dashuri. Sepse ai e meriton këtë dashuri. Ai vetë ka dhënë dhe jep dashuri.

Të shkruash ndryshe poezinë kërkon jo vetëm zotërimin e arsenalit të saj krijues, të mjeteve bazë të mjeshtërisë artistike, por edhe një rivlerësim tërësor artistik dhe estetik të tyre, përpos zgjedhjes së mjetit më të përshtatshëm dhe adekuat për ta realizuar këtë qëllim. Zeqo është një dhuratë nga zoti, një bibliotekë e gjallë diturie dhe emancipimi.

Edhe në momente të vështira Moikomi gjeti forcën për t’ia dalë. Pas një periudhë të vështirë qëndrimi në QSUT, me një mbështetje të jashtëzakonshme të miqve, kolegëve dhe atyre që e njohin përmes fjalës, sot Moikomi është përsëri me ne. Ia doli!

Por si e përjetoi poeti dhimbjen? Si u përball me sëmundjen, në periudhën më të vështirë të jetës së tij?

Ishte fillim gushti, e Moikomi ynë dergjej në shtretërit e Pavijonit të Hematologjisë, në QSUT. Atje, në fund të koridorit të këtij pavjoni, në dhomën Nr.10 kishte dhimbje, shqetësim por edhe kurajo për t’ia dalë. Kjo e fundit, nuk i mungoi asnjë ditë.

Nuk iu nda as letrave, shkrimeve dhe statuseve duke ndjekur çdo zhvillim, çdo ndryshim dhe risi. Lëngimi nuk i ndali dëshirën, pasionin dhe dashurinë për fjalën. Kjo e fundit për të kishte peshë edhe në ato momente, në ato kushte.

Moikomi ka plot katër vjet i bën ballë sëmundjes së rëndë, por këtë verë goditja ishte shumë më e ashpër. Por ajo që la gjurmë tek kushdo që e vizitoi ishte tek forca, kurajoja dhe motivimi i tij për të hedhur poshtë dhimbjen dhe për të mposhtur sëmundjen. Moikom Zeqos nuk i ka munguar as buzëqeshja, as falenderimi e as mirënjohja. Është për t’u admiruar!

Gazetarë, miq, të afërm, figura të njohura të politikës dhe personalitete të shquar kanë vizituar dhe kurajuar poetin gjatë qëndrimit të tij në spital. Telefoni nuk pushoi dhe Moikomi ashtu i lodhur, i dobët dhe pafuqi nuk anashkalonte asnjë “Alo”. Madje mezi i priste.

“Sa mirë që erdhët”, kjo ishte kthyer në përshëndetjen e çdo dite. Kështu i përshëndeste ai miqtë. I dilte nga shpirti. Një derë që hapej për Moikomin ishte një shpresë më shumë, një motiv më shumë.

Pas një kujdesi intensiv dhe maksimal nga mjekët e këtij pavijoni, fytyra e tij ‘po merrte jetë’.

Ai po përmirësohej. Për herë të parë pas qëndrimit të gjatë në QSUT, Moikomi zbriti shkallët e spitalit, pa ndihmën e bashkëshortes. Piu edhe kafen në lulishten e spitalit. Me këshillat dhe shpresën që mjekët i dhanë, Moikomi braktisi spitalin dhe sot është rikthyer pranë nesh, me ne, për ne.

“U shërova”, u thotë Moikomi kurajoz miqëve të tij.

Sot Moikomi është pamposhtmërisht, sërish me ne!/Newsbomb.al.

73019441_401165254143953_2008871730369527808_n.jpg

72755322_442023439782142_6622408772327309312_n.jpg

 

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030671119689941
array(1) { ["section"]=> string(168) "u-sherova-euriditi-i-madh-moikom-zeqo-njeriu-qe-nuk-iu-nda-letrave-as-ne-shtratin-e-spitalit-rikthehet-mes-nesh-lufta-me-semundjen-dhe-muajt-e-veshtire-ne-spital-182574" }