U shërua nga Covid-19, mjeku nga Gjakova rrëfen si e fitoi betejën dhe përcjell mesazhe të rëndësishme

Publikuar tek: rajon, më 15:44 06-04-2020 U shërua nga Covid-19, mjeku nga Gjakova rrëfen si e fitoi betejën dhe përcjell mesazhe të rëndësishme Mjeku

Jetish Jetishi mjeku nga Gjakova, i cili doli i shëruar prej Covid-19 nga klinika Infektive dy ditë më parë, ka dhënë disa mesazhe të rëndësishme për qytetarët në këtë kohë pandemie.

 

Neurologu nga Gjakova thotë se para se të dalë pozitiv me koronavirus, ka ndjerë lodhje dhe ka pasur humbje oreksi. Për 10 ditë ai është trajtuar dhe tani gjendja e tij shëndetësorë është e mirë por që do të vazhdojë të qëndrojë në shtëpi edhe pak kohë, dhe të mbajë distancën, duke respektuar rregullat kundër Covid-19.

“Kam qëndruar dhjetë ditë në Klinikën Infektive ku jam trajtuar në mënyrë shumë humane, profesionale dhe në aspektin psikologjik na kanë qëndruar shumë afër, i falënderoj nga zemra stafin e Klinikës Infektive, na kanë inkurajuar dhe na kan ë qëndruar shumë afër pavarësisht që kanë qenë të rrezikuar.

Kam rekomandime që një javë të qëndroj në shtëpi dhe për distancim shoqëror siç e parashohin rregullat e Institutit Kombëtar të shëndetit Publik”, thotë Jetishi.

Jetishi porosit qytetarët që të ruajnë distancën në mënyrë që të parandalohet përhapja e virusit.

“Mendoj që ne shqiptarët pak i kemi pas tepruar me këtë afërsinë shoqërore, e kam vështirë sepse dhjetë ditë nuk kam qenë afër familjes, por jam i lumtur që jam kthyer në familjen time”, thotë ai për KosovaPress.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0092229843139648
array(1) { ["section"]=> string(108) "u-sherua-nga-covid-19-mjeku-nga-gjakova-rrefen-si-e-fitoi-betejen-dhe-percjell-mesazhe-te-rendesishme-201587" }