U shërua nga Covid-19, Murat Basha falenderon stafin e Infektivit dhe... Lulzim Bashën: U përkujdesën për mua

Publikuar tek: politike, më 14:49 10-08-2020 U shërua nga Covid-19, Murat Basha falenderon stafin e Infektivit dhe... Lulzim Bashën: U përkujdesën për mua

Anëtari i Partisë Lëvizja për Legalitetin, Murat Basha, ka një falenderim të sinqertë për mjekët dhe infermierët e Infektivit që i qëndruan pranë teksa u shërua nga koronavirusi.

Murat Basha, i cili disa ditë më parë u bë i njohur për publikun e gjerë pasi refuzoi propozimin për t’u bërë pjesë e listave të PD-së, nuk harron të falenderojë mjeken Najada Çomo, Tritan Kalon dhe infermierët.

Por në listën e gjatë të falenderimeve, nuk bën përjashtim as kryetari i PD-së, Lulzim Basha dhe ish-ministri Tritan Shehu.

Postimi i plotë:

E kam detyrim moral por edhe njerëzor,të falenderoj me përulësi dhe emocion, të gjithë personat që u kujdesën për mua,por edhe për të sëmurët e tjerë. Pavarësisht kushteve.... Falemnderit prof,Najada Çomos, profesionistes, humanes, të palodhurës, gojëmblës e cila personalisht takonte dy herë në ditë çdo pacient. Të mirënjohurit prof, Tritan Kalos, dr Nevilës, etj.. kryeinfermieres Rita dhe gjithë stafit të infermierëve dhe sanitarëve, që punonin fort, në kushte tejet të vështira, që ndërroheshin me njëri tjetrin,derisa dehidratoheshin dhe gati humbisnin ndjenjat nga vapa.... Për Juna Krastën, të palodhururën, të gatshmen për gjithshka,e mrekullueshme dhe gojëmbël. Falenderoj Lulzim Bashën për interesimin dhe përkujdesjen. Prof,Tritan Shehun që u kujdes çdo ditë për mua. Në fund familjen që i shkaktova aq probleme. Falemnderit ZOTIT.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0098960399627686
array(1) { ["section"]=> string(111) "u-sherua-nga-covid-19-murat-basha-falenderon-stafin-e-infektivit-dhe-lulzim-bashen-u-perkujdesen-per-mua-216699" }