U shërua nga COVID, por fatura e spitalit i shkon mbi 1 milion dollarë: Ndihem në faj që mbijetova...

Publikuar tek: bota, më 13:45 14-06-2020 U shërua nga COVID, por fatura e spitalit i shkon mbi 1 milion dollarë: Ndihem në faj që mbijetova... Michael Flor ne momentin qe doli nga spitali

Michael Flor, një 70 vjeçar amerikan arritti ta mposhte koronavirusin pasi qëndori 2 muaj në spital ku mori trajtimin e nevojshëm.

Mediat amerikane filluan ta quanin edhe "djali i mrekullisë", për shkak se ia doli të mbijetonte edhe pas 29 ditëve që qëndroi në respirator.

POr jo gjithçka ka shkuar mirë për të moshuarin, pasi kur doli nga spitali fatura e shërbimeve ishte vërtëtë marramendëse, plot 1 milion e 122 mijë e 501 dollarë.

Flor është i siguruar dhe nuk do ta paguajë të gjithë vetë këtë faturë, por edhe pjesa që ai ka për të paguar është vërtetë e madhe.

Bashkëshortja e tij thotë se në momentin që ishte i kthjellët, ai i kishte kërkuar që të dilte nga spitali sepse nuk do ta përballonin dot qëndrimin aty.

Dhoma e tij në terapinë intensive kushtonte 9 700 dollarë në ditë. Duke qenë se ndenji aty për 42 ditë, fatura e qëndrimit shkoi mbi 408 000 dollarë. Kësaj iu shtua përdorimi për 29 ditë i ventilatorit, që kushtoi 82 215 dollarë.

Fatura u shtua më pas nga çmimi i ilaçeve. Gjithashtu, gjatë qëndrimit në spital mjekët panë se organe jetësore si zemra dhe mushkëritë po humbnin funksionalitetin e tyre dhe për këtë arsye, 20 faqe të tjera të faturës justifikojnë rreth 100 000 dollarë të tjera.

“Ndihem me faj që mbijetova. Kjo ndjenjë më shtohet kur shikoj se sa shumë ka kushtuar”, ka thënë Flor pasi ka mësuar shumën që do t'i duhej të paguante.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ishte shtruar në spital për Covid, ndërron jetë presidenti i Burundit
»
Article Logic
Execution time: 0.011902093887329
array(1) { ["section"]=> string(103) "u-sherua-nga-covid-por-fatura-e-spitalit-i-shkon-mbi-1-milion-dollare-ndihem-ne-faj-qe-mbijetova-210269" }