U shëruan nga Covid-19 pak ditë më parë, Elseid Hysaj dhe Rrahmani sërish pozitivë

Publikuar tek: sport, më 10:56 10-12-2020 U shëruan nga Covid-19 pak ditë më parë, Elseid Hysaj dhe Rrahmani sërish pozitivë

Lajme aspak të mira nga Napoli, Elseid Hysaj dhe Amir Rrahmani kanë rezultuar sërish pozitivë me Covid-19.

Dy lojtarët shqiptarë u infektuan në grumbullimet me Shqipërinë dhe Kosovë disa javë më parë, ndërsa ishin bashkuar me skuadrën italiane në stërvitje pasi testet I nxorrën negativë.

Ditën e sotme Napoli në faqen zyrtarë bën me dije se në testet e kryera para ndeshjes së Europa League ndaj Real Sociedad, Hysaj dhe Rrahmani kanë rezultuar sërish pozitvë me Covid-19. Që të dy lojtarë janë dërguar menjëherë në izolim ku do të kryejnë sërish testet.

“Të gjitha tamponët e bëra dje në mëngjes për pjesëtarët e ekipit janë negativë për Covid-19, me përjashtim të Amir Rrahmanit dhe Elseid Hysaj, të cilët janë ripozitivizuar dhe do të izolohen në shtëpi në pritje të përgjigjeve të një tamponi të ri”, shkruan Napoli në faqen zyrtare.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘Zoti’ zbriti në Barcelonë, Cristiano Ronaldo merr Juventusin ‘për dore’ dhe i rrëmben vendin e parë Messit, ‘tragjedi për Manchester United (REZULTATET E TJERA)
»
Article Logic
Execution time: 0.011491060256958
array(1) { ["section"]=> string(88) "u-sheruan-nga-covid-19-pak-dite-me-pare-elseid-hysaj-dhe-rrahmani-serish-pozitive-230828" }