U shfaq lakuriq në natyrë me avokaten e Haradinajt, reagon Alfred Lela: Unë isha i çmenduri, duke bërë...

Publikuar tek: fcb-bomb, më 08:11 06-08-2020 U shfaq lakuriq në natyrë me avokaten e Haradinajt, reagon Alfred Lela: Unë isha i çmenduri, duke bërë... Jasini dhe Lela

Analisti i njohur Alfred Lela ka reaguar pasi është shfaqur krejtësisht nudo, në natyrën e virgjër të Lumit të Stupes, përkrah avokates së njohur Rudina Jasini, e cila ka mbrojtur ish-kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj në Hagë, raporton newsbomb.al.

Lela thotë se e gjitha ka ndodhur spontanisht gjatë një turi 10-ditor dhe shton se si këto foto ka bërë edhe të tjera.

“Fotografitë ishin krejt rastësore, duke bërë një tur 10-ditor me Fation Plakun i cili më kërkoi ta hidhte dhe ja. Fotosesion do të ishte diçka e kërkuar, kjo ishte spontane. Janë bërë foto nga disa, por unë isha i “çmenduri”, thotë për Dosja.al Lela. 

Të dy mbajnë nga një gjethe të madhe, duke mbuluar vetëm pjesët intime ndërsa duket se nuk e kanë patur problem që këtë foton ekzibicioniste ta lejojnë të bëhet publike nga fotografi i njohur Faton Plaku.

Siç duket analisti nuk ka më komplekse nga lakuriqësia, që prej momentit që uli pantallonat përpara kryeministrit Edi Rama dhe mijëra shqiptarëve që ndiqnin emisionin e Sokol Ballës.

117235843_506502216826111_1255887781745548_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0099499225616455
array(1) { ["section"]=> string(106) "u-shfaq-lakuriq-ne-natyre-me-avokaten-e-haradinajt-reagon-alfred-lela-une-isha-i-cmenduri-duke-bere-216237" }