U shfaq në mitingun e LSI-së krah Luan Ramës, Erion Kristo sqaron njëherë e mirë gjithçka: Nuk jam pishman (REAGIMI I PLOTË)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 11:12 03-06-2017 U shfaq në mitingun e LSI-së krah Luan Ramës, Erion Kristo sqaron njëherë e mirë gjithçka: Nuk jam pishman (REAGIMI I PLOTË)

Ditën e djeshme, personazhi i dashur i publikut, mbështetës i kauzave të shoqërisë civile “bëri lëmsh” rrjetin duke publikuar një foto ku shfaqej në një nga mitingjet e LSI krah kreut të Grupit Parlamentar Luan Rama.

“Nuk jam bërë me asnjë parti. Rrini të qetë!”, sqaron Erioni ndërsa shton se ky ishte provokimi i rradhës nga ana e tij.

Gjithashtu, ai bën edhe një refleksion të shkurtër lidhur5 me gjithçfarë ndodhi dje pas publikimit të kësaj fotoje.

REAGIMI I PLOTË:

Dhe cili ishte konkluzioni i nates se djeshme, e gjate dhe e ankthshme? Ju ftoj juve ta nxirrni vete.
Jam dhe mbetem gjigandi Juaj. Ju me krijuat, juve u perkas. Nuk jam bere me asnje parti. Rrini te qete.
Fotoja eshte origjinale. Miku im Armando Bora me ftoi ne nje takim te LSI per kulturen. Kishte dhe shume personalitete te tjere, me permasa kombetare e nderkombetare, madje dhe rebele model. Fola shume bukur, sic flas gjithmone. Respektova ata qe me ftuan dhe u dhashe idete e mia. Kam qene i ftuar ne shume takime te tilla ne te shkuaren, sepse une ideolog jam, kjo eshte puna ime. Une nuk kam frike nga partite, partite kane frike nga mua.
Natyra e punes sime ne media me detyron te komunikoj me te bardhe e me te zinj, prandaj quhet Bardhazi emisioni qe bejme me Ornela Gacen.
Ishte thjesht nje foto. Dhe bera mire qe shkova. Kaq ishte.
Prej muajsh shume miq me pyesnin nese do perfshihesha ne lista. Pergjigjja ime ka qene konstante: hahahhahahahah.
Mua nuk me gezojne ato gjera qe ju gezojne juve, po gjera te tjera. Cfare kam dash nga jeta e kam marre. Nuk kam pishmane. Ju falenderoj qe u shqetesuat per mua. Do ju falenderoja me shume nese do mbeshtesnit kauzat e mia, jo mua. Une jam nje qenie e dobet si te gjithe ju, po jo kauzat. Ato jane te forta.
Une jam dhe mbetem nje mesonjes qe shpreson te behet Mesonjes. Kete pres ne kete bote mjerane.
Miqte e afert per asnje cast nuk dyshuan. Siperfaqesoret menjehere u hodhen ne sulm. Qetesohuni. Ska asgje per tu shqetesuar. Eshte zakoni im te provokoj. Deri ne kete sekonde qe po shkruaj skam marreveshje te fshehte me askend, por kam nje marreveshje te hapur me femijet e mi. Ata jane Kushtetuta ime.
Ju kerkoj ndjese per shqetesimin, por duhet ta kuptoni se cfare do te thote ta humbni dhe nje aleat te forte qe keni. Prandaj me mbeshtesni me shume. Falenderime.
P.S. Madje kam bere nje propozim dhe per femijet.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024100065231323
array(1) { ["section"]=> string(126) "u-shfaq-ne-mitingun-e-lsi-se-krah-luan-rames-erion-kristo-sqaron-njehere-e-mire-gjithcka-nuk-jam-pishman-reagimi-i-plote-81056" }