U shfaq sot në prokurori me këmbë të thyer e paterica, Rrahman Rraja tregon çfarë i ndodhi

Publikuar tek: barometri, më 07:26 17-10-2018 U shfaq sot në prokurori me këmbë të thyer e paterica, Rrahman Rraja tregon çfarë i ndodhi

Pak minuta më parë fotografi Agim Rama publikoi një foto të deputetit të PS Rrahman Rraja nga ambientet e Prokurorisë së Tiranës ku dha dëshminë e tij përreth një orë.

 

Deputeti shfaqej me paterica dhe këmbë të thyer ç’ka tërhoqi menjëherë vëmendjen e të gjithëve. Madje në pak minuta nisi edhe të aludohej se dikush mund t’ia kishte thyer këmbën deputetit.

Newsbomb.al kontaktoi menjëherë me zotin Rraja i cili tha se është aksidentuar në Itali.

“Aksidentale. Kam bërë aksident në Itali”, tha Rraja i cili nuk pranoi të japë shumë detaje rreth këtij aksidenti.

“Ndodhi disa ditë më parë, isha me gruan në Itali. Me makinë...”, theksoi Rraja.

Pyetjes nëse është i sigurtë që nuk ka rënë pre e ndonjë sulmi të mundshëm që lidhet me rastin “Xhisiela”, Rraja iu përgjigj ekskluzivisht për newsbomb.al.

“Jo, jo sigurisht që nuk ka lidhje. Ua thashë ishte aksident me makinë në Itali”.

E ndërsa kur e pyesim se pse ka shkuar në Itali, Rraja zbulon se bashkëshortja e tij është në gjendje jo të mirë shëndetësore dhe kjo është edhe arsyeja e vizitës në shtetin fqinj. "Kam gruan sëmurë".

Rraja ka dhënë një orë dëshmi në Prokurorinë e Tiranës rreth akuzës së oficerit Emiljano Nuhu i cili pretendon se është kërcënuar me tytën e armës në zyrën e tij në Fushë Krujë pikërisht nga deputeti Rraja, kryebashkiaku Artur Bushi dhe deputeti i PS Taulant Balla në mënyrë që mos arrestonte Rrexhep Rrajën, djalin e deputetit socialist i cili nga ana tjetër ishte denoncuar nga Xhisiela Maloku për dhunë.

Kjo e fundit u tërhoq nga denoncimi i tij ndërsa Rrexhep Rraja aktualisht ndodhet nën masën e sigurisë “arrest me burg” dhe nesër do të apelojë vendimin për të kërkuar liri./ newsbomb.al

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021504163742065
array(1) { ["section"]=> string(96) "u-shfaq-sot-ne-prokurori-me-kembe-te-thyer-e-paterica-rrahman-rraja-tregon-cfare-i-ndodhi-138103" }