U shkarkua nga Arta Marku, ‘shpërthen’ prokurori Dritan Gina: Vendim politik dhe antiligjor, s’e braktis detyrën. Zbulon lëvizjen e radhës për kryeprokuroren

Publikuar tek: politike, më 12:50 09-01-2018 U shkarkua nga Arta Marku, ‘shpërthen’ prokurori Dritan Gina: Vendim politik dhe antiligjor, s’e braktis detyrën. Zbulon lëvizjen e radhës për kryeprokuroren

Prokurori i Elbasanit Dritan Gina ka reaguar ashpër pasi iu komunikua vendimi më i fundit i kryeprokurores së përgjithshme të përkohshme, Arta Marku për shkarkimin e tij nga detyra.

Në një dalje për mediat, Gina, njëherësh edhe burri i Rovena Gashit, e shkarkuar pak ditë më parë nga Arta Marku, e ka cilësuar urdhrin e Markut si antiligjor dhe tërësisht politik. Sipas Ginës, kryeprokuroria nuk ka të drejtë ligjore për shkarkimin e tij, pa i analizuar më parë punën si prokuror, ndërsa ky tagër i përket KLP.

“Largimi im nga detyra vjen pa asnjë tagër dhe arsye ligjore. Arta Marku s’ka të drejtë të largojë drejtuesit, por vetëm KLP mund ta bëjë këtë gjë. Refuzoj të braktis detyrën. Sa i përket ngjarjeve të Elbasanit ju garantoj se nuk ka pasur asnjë neglizhencë. Pra, shkarkimi im është tërësisht politik dhje antiligjor. Unë do të vijoj funksionet ligjore deri në një bazë ligjore, pasi kjo është kompetencë e KLP.  Të shkarkosh drejtues pa marrë në konsideratë veprimtarinë e tyre në punë kjo më duket skandaloze”, u shpreh Dritan Gina.

Po ashtu, Gina tha se do të shkojë edhe më tej pas këtij urdhri, duke e ndjekur çështjen ligjërisht e duke e kallëzuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0096700191497803
array(1) { ["section"]=> string(158) "u-shkarkua-nga-arta-marku-shperthen-prokurori-dritan-gina-vendim-politik-dhe-antiligjor-s-e-braktis-detyren-zbulon-levizjen-e-radhes-per-kryeprokuroren-105948" }