U shkarkua nga Rama, Damian Gjiknuri publikon VIDEON e lamtumirës (FLET PËR KRYEMINISTRIN DHE U KËRKON NDJESË VLONJATËVE)

Publikuar tek: politike, më 21:09 16-01-2019 U shkarkua nga Rama, Damian Gjiknuri publikon VIDEON e lamtumirës (FLET PËR KRYEMINISTRIN DHE U KËRKON NDJESË VLONJATËVE)

Damian Gjiknuri ishte një nga emrat e ministrave të shkarkuar nga kryeministri Edi Rama në Asamblenë e dhjetorit të Partisë Socialiste.

Në përfundim të angazhimit si Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Gjiknuri ka falenderuar të gjithë ata që i ka quajtur bashkëudhëtarë në 5 vite e gjysmë rrugëtim drejt 'Shqipërisë Që Duam'.

'Mirënjohje pafund për të gjithë punonjësit e sistemit elektroenergjitik, të cilët përmes sakrificës së tyre bënë të mundur realizimin e një prej reformave më të rëndësishme në këto 25 vite.Gjithashtu cilësia e furnizimit të qytetarëve me energji elektrike ka ndryshuar rrëznjësisht.

Në një vit e gjysmë u përmbyllën 27 kontara për rrugë të lëna rrugëve dhe u firmosën 13 të reja. U vu në jetë për herë të parë programi i mirëmbajtjes duke ndërhyrë në shumë akse kombëtare. Ne rigjallëruam sistemin hekurudhor duke rikthyer linjën Fier-Vlorë, ndërsa u gjet financimi dhe së shpejti fillon puna për linjën Tiranë-Durrës-Rinas.

Angazhimi maksimal i qeverisë shqiptare bëri të mundur që gazsjellësi TAP të hyj me sukses në fazën përfundimtare. Shqipëria e ka gati projektin e gazifikimit urban', u shpreh ndër të tjera ish-ministri Gjiknuri.

Gjithashtu, ish-ministri nuk ka hezituar të falenderonte Ramën për besimin dhe mbështetjen e dhënë, mështetje pa të cilën siç është shprehur reformat e sipërpërmendura nuk do të ishin bërë.

'Një falenderim i veçantë për kryeministrin Rama, për besimin dhe mbështetjen që më dha mua si ministër dhe pa të cilën do të ishte e pamundur të coheshin përpara këto reforma. Kemi bërë shumë në këto 5 vite e gjysmë. Mund të kishim bërë edhe më tepër. Disa gjëra mund ti kishim bërë edhe më mirë, gjithsesi për asnjë moment nuk duhet të harrojmë ku e nisiëm', u shpreh Damian Gjiknuri.

Në përfundim, ai uroi për detyrën ministren e re Belinda Balluku, ndërkohë që nuk harroi qytetarët vlonjatë, të cilët i falenderoi për mështetjen dhe njëherësh u kërkoi ndjesë që nuk mund të ishte shumë pranë tyre, gjë të cilën ia pamundësoi detyra, siç u shpreh.

 

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012646913528442
array(1) { ["section"]=> string(125) "u-shkarkua-nga-rama-damian-gjiknuri-publikon-videon-e-lamtumires-flet-per-kryeministrin-dhe-u-kerkon-ndjese-vlonjateve-149104" }