U shkarkua nga Rama, Gjiknuri flet për situatën e energjisë gjatë natës së ndërrimit të viteve: Një falenderim të veçantë për…

Publikuar tek: aktualitet, më 18:04 01-01-2019 U shkarkua nga Rama, Gjiknuri flet për situatën e energjisë gjatë natës së ndërrimit të viteve: Një falenderim të veçantë për…

Ministri në ikje i Infrastrukturës dhe Energjitikës Damian Gjiknuri tregon situatën me energjinë elektrike gjatë natës së ndërrimit të viteve.

 

Gjiknuri shprehet se pavarësisht rritjes së menjëhershme të konsumit dhe uljes së temperaturave, nata e ndërrimit të viteve nuk pati probleme sa i takon furnizimit me energji elektrike.

Po ashtu ministri falenderon të gjithë punonjësit që ishin në krye të detyrës gjatë natës së ndërrimit të viteve.

“Pavarësisht rritjes së menjëhershme të konsumit dhe uljes së temperaturave, nata e ndërrimit të viteve nuk pati probleme sa i takon furnizimit me energji elektrike. Një falenderim i veçantë për të gjithë punonjësit e sektorit elektroenergjetik, të cilët ishin në krye të detyrës dhe larg familjeve. Angazhimi i tyre maksimal dhe investimet e kryera në rrjet garantuan furnizim të rregullt të të gjithë qytetarëve në këtë natë festive”, shkruan Gjiknuri.

Kryeministri Edi Rama shkarkoi më 28 dhjetor Gjiknurin duke e zëvendësuar këtë të fundit me Belinda Ballukun.

48396986_2043155242472615_2802150815551193088_n.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « HUMBJET e MËDHA që tronditën publikun shqiptar, kush janë PERSONALITETET që u ndanë nga jeta në 2018-ën
Zjarr i madh në Radhimë, dyshohet i qëllimshëm »
Article Logic
Execution time: 0.012566089630127
array(1) { ["section"]=> string(130) "u-shkarkua-nga-rama-gjiknuri-flet-per-situaten-e-energjise-gjate-nates-se-nderrimit-te-viteve-nje-falenderim-te-vecante-per-147201" }