U shkarkua nga Vettingu, DËNOHET ish-gjyqtari Admir Thanza

Publikuar tek: aktualitet, më 12:11 31-05-2019 U shkarkua nga Vettingu, DËNOHET ish-gjyqtari Admir Thanza

Gjykata ka dënuar me 18 muaj shërbim prove, ish-gjyqtarin Admir Thanza.

Ish-gjyqtari i Gjykatës së Lartë akuzohet për falsifikim të formularit të dekriminalizimit. Thanza nuk ka deklaruar dënimin për një vjedhje të kryer në shtetin italian.

Ndërkohë, Komisioni i Pavaruar i Kualifikimit vendosi pak kohë më parë shkarkimin e tij nga detyra.

Sakaq, prokuroria kërkoi ndaj ish-gjyqtarit 1 vit e 6 muaj burg, por gjykata nuk e ka pranuar, duke e dënuar atë përfundimisht me 18 muaj shërbim prove.

Kështu Thanza është gjyqtari i parë që dënohet pasi kreu procesin e vettingut.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02581000328064
array(1) { ["section"]=> string(64) "u-shkarkua-nga-vettingu-denohet-ish-gjyqtari-admir-thanza-166404" }