U shkarkua për pasaktësi në deklarimin e pasurisë, NOKA mbron Besnik MUÇIN: Çoi në burg një nga bandat më të rrezikshme, Reforma në Drejtësi është 'RAMAFORMË'

Publikuar tek: aktualitet, më 21:22 21-11-2019 U shkarkua për pasaktësi në deklarimin e pasurisë, NOKA mbron Besnik MUÇIN: Çoi në burg një nga bandat më të rrezikshme, Reforma në Drejtësi është 'RAMAFORMË' Flamur Noka

Ish-deputeti i PD-së Flamur Noka mbrojti anëtarin e Gjykatës Besnik Muçi, i cili u shkarkua sot nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit për pamundësi të verifikimit të pasurisë së tij.

Në studion e ''360 gradë'', Noka çmon punën e bërë si prokuror të Muçit duke dërguar pas hekurave një nga grupet më të rrezikshme në vend. Vendimin e sotëm të KPA-së, Noka e sheh si ''vrasje të Reformës në Drejtësi nga qeveria pa lindur ende''.

''Në këtë moment aktivizohet detashmenti politik qeveritar për të sulmuar e shkarkuar një prokuror që ka patur integritetin e lartë moral që të çojë pas hekurave një nga bandat më të rrezikshme të këtij vendi.

Ajo që është shqetësuese është se çdo sektor i shtetit është i kapur. Reforma në Drejtësi është kthyer në Ramaformë. Drejtësia e re që të gjithë ne e presim, po lind e vdekur, e kanë vrarë para se të lindë'', përfundoi Noka.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026292085647583
array(1) { ["section"]=> string(160) "u-shkarkua-per-pasaktesi-ne-deklarimin-e-pasurise-noka-mbron-besnik-mucin-coi-ne-burg-nje-nga-bandat-me-te-rrezikshme-reforma-ne-drejtesi-eshte-ramaforme-186741" }