U shpall fitues i ‘The Pak Kyongi 2019’, Korea e Jugut i dorëzon çmimin e madh Ismail Kadaresë

Publikuar tek: kulture-art, më 12:29 26-10-2019 U shpall fitues i ‘The Pak Kyongi 2019’, Korea e Jugut i dorëzon çmimin e madh Ismail Kadaresë

Ditën e sotme, romanticierit shqiptar Ismail Kadare i është dorëzuar çmimi ndërkombëtar i letërsisë ‘The Pak Kyongi 2019’, në Seul të Koresë së Jugut.

Lajmin e ka dhënë Akademia e Shkencave të Shqipërisë, e cila ka publikuar një foto ku Kadare shfaqet me çmimin në duar i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Helena.

Ismail Kadare konkuroi mes 45 shkrimtarëve të tjerë nga e gjithë bota, ndërsa juria e përbërë nga 7 persona vendosi që fitues të shpallej shkrimtari jonë.

Kadare bashkë me çmimin, u shpërblye dhe me 100 milion Won (84,173 dollarë ose 76 000 euro).

Kujtojmë që ky çmim letrar, i titulluar Park Kyung, u krijua në vitin 2011 për nder të së ndjerës Park Kyung (1926-2008), një nga romancieret më shquara të Koresë së Jugut.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0073609352111816
array(1) { ["section"]=> string(98) "u-shpall-fitues-i-the-pak-kyongi-2019-korea-e-jugut-i-dorezon-cmimin-e-madh-ismail-kadarese-183581" }