U shpërndante drogë edhe fëmijëve, arrestohet shqiptari në Itali (EMRI)

Publikuar tek: aktualitet, më 19:33 16-03-2018 U shpërndante drogë edhe fëmijëve, arrestohet shqiptari në Itali (EMRI) Foto ilustruese

Një shtetas shqiptar është arrestuar dy ditë më parë në një provicë të Pescarës nga policia italiane pasi u kap në flagrancë duke shpërndarë drogë.

Nga operacioni policor i Pescarës, u bë i mundur arrestimi i Ardian Haxhiraj, 31 vjeç me nënshtetësi shqiptare.

Hetimi ndaj tij kishte nisur që në fund të muajit shkurt, pasi në njësinë policore të provincës kishin mbërritur një sërë akuzash se shqiptari u shpërndante drogë edhe fëmijëve të mitur.

Sipas mediave vendase, Haxhiraj ishte i dënuar me arrest shtëpiak, por as kjo nuk e ka ndaluar atë të tregtojë lëndë narkotike. Gjatë aksionit u sekuestruan edhe 3 gramë marijuanë dhe gjithashtu dy shtetas të tjerë, të cilët u dërguan më pas në një qendër që trajton të varurit nga droga.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « KAP'ECO - Komuniteti në Ambient të Pastër Ekologjik: Projekti i ECO Tirana në sitën e qytetarëve
Magazina e drogës në Laç: Krimet e Rënda japin 56.4 vite burg për 10 të arrestuarit (EMRAT) »
Article Logic
Execution time: 0.010961055755615
array(1) { ["section"]=> string(75) "u-shperndante-droge-edhe-femijeve-arrestohet-shqiptari-ne-itali-emri-113509" }