U shpëtua me helikopter, Manastirliu dhe Balla vizitojnë fëmijën 18 muajsh në spital

Publikuar tek: barometri, më 08:07 05-03-2018 U shpëtua me helikopter, Manastirliu dhe Balla vizitojnë fëmijën 18 muajsh në spital

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu dhe deputeti i PS Taulant Balla vizituan sot Deanin, fëmijën 18 muajsh që u shpëtua dje nga ekipi i mjekëve dhe Njësia e Helikoptereve në fshatin Qarrishtë të Librazhdit.

Deani është jashtë rrezikut dhe po trajtohet në Pediatrinë e QSUT-së. Mjekët konfirmojnë se gjendja e fëmijës është përmirësuar dhe po merr trajtimin e nevojshëm në spital.

Një ditë më parë, mjeket dhe stafi i Njësisë së Helikoptereve te Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në një mision shpëtimi në fshatin Qarrishtë të Librazhdit ja dolën të shpëtonin Deanin, vetëm 18 muajsh, i cili prej 3 ditësh kishte temperaturë të lartë dhe vështirësi në frymëmarrje.

Në pamundësi për t'u transportuar me autoambulancë për shkak të dëborës, ekipi i mjekëve dhe Njësia e Helikopterëve arriten të shpëtonin Deonin në fshatin e thellë të Librazhdit, duke e derguar në Pediatrinë e QSUT-së.

Ministrja Manastirliu falenderoi ekipet e mjekëve dhe infermiereve në të gjithë vendin, posaçërisht ekipet e urgjencave mjekësore, të cilët kryen disa misione shpëtimi në kushte të motit ekstrem.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u ndal dhe në Urgjencën e QSUT-se ku deklaroi se brenda javës që vjen do të zhvillohet konkursi për mjekë urgjentistë, që do ti bashkohen ekipit aktual të mjekëve në urgjencën qendrore.

Sipas Manastirliut, edhe programet e patronazhit dhe bonusit po ndikojnë drejtpërdrejt në uljen e fluksit në QSUT dhe po mundësojnë ofrimin e shërbimit të specializuar afër vendbanimeve të qytetarëve.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027261018753052
array(1) { ["section"]=> string(90) "u-shpetua-me-helikopter-manastirliu-dhe-balla-vizitojne-femijen-18-muajsh-ne-spital-112216" }