U shtrua në spital me probleme në zemër, arrest me burg për 'Ronin e Shijakut'

Publikuar tek: aktualitet, më 15:33 21-01-2019 U shtrua në spital me probleme në zemër, arrest me burg për 'Ronin e Shijakut'

Jepet masa arrest me burg për Hekuran Hoxhën i njohur ndryshe si Roni i Shijakut.

Masa e sigurisë iu komunikua në spital pasi Hoxha ka shfaqur probleme me zemrën.

Prokurorët shkuan në spital për të caktuar masën e sigurisë për Hoxhën.

Tre ditë më parë, në kuadër të operacionit të bujshëm Vol-vo 4 është arrestuar 46 vjeçari Hekuran Hoxha. Arrestimi Hoxhës u bë pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda ka lëshuar, në datë 17 janar 2019 urdhër ndalimi për të.

48 vjeçari dyshohet për kryerjen e veprave penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, “Trafikim i narkotikëve”, “Prodhim dhe fabrikimi i lëndëve narkotike dhe psikotrope, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal", “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”. 

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zbulohet laboratori GJIGANT i drogës në Spanjë, sekuestrohen 3 TON kokainë, 11 të arrestuar, mes tyre SHQIPTARË (VIDEO)
Telebingo Shqiptare: Dy fitues ndajnë çmimin 1,746,800 lekë, makina “Hyundai” shkon në Korçë »
Article Logic
Execution time: 0.012027978897095
array(1) { ["section"]=> string(82) "u-shtrua-ne-spital-me-probleme-ne-zemer-arrest-me-burg-per-ronin-e-shijakut-149701" }