U skualifikua nga gara për Prokurorin e Përgjithshëm, Gjykata Administrative cakton datën për padinë e Lulzim ALUSHAJT

Publikuar tek: aktualitet, më 15:56 09-10-2019 U skualifikua nga gara për Prokurorin e Përgjithshëm, Gjykata Administrative cakton datën për padinë e Lulzim ALUSHAJT Avokati Lulzim Alushaj

Gjykata e Administrative e Apelit do të shqyrtojë në datën 16 tetor padinë e avokatit Lulzim Alushaj.

Avokati i njohur u skualifikua nga gara për postin e Prokurorit të Përgjithshëm në fazën e fundit të konkursit nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Ai e konsideron të padrejtë eliminimin nga KLP-ja.

Në 25 shtator KLP-ja shpalli 3 kandidatë për detyrën e Prokurorit të Përgjithshëm: kryeprokuroren në detyrë Arta Marku, prokurorin e Krimeve të Rënda Olsian Çela dhe prokuroren e Apelit të Tiranës Fatjona Memçaj.  Fituesi do të caktohet nga parlamenti i Shqipërisë, i cili duhet të sigurojë të paktën 3/5 e votave.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.017689943313599
array(1) { ["section"]=> string(124) "u-skualifikua-nga-gara-per-prokurorin-e-pergjithshem-gjykata-administrative-cakton-daten-per-padine-e-lulzim-alushajt-181394" }