U spiunua nga miqtë e ngushtë dhe të afërmit, Maks Velo jep të tjera DETAJE: E vërteta e librit PORNOGRAFIK që vjehrra gjeti në shtëpinë time (E PLOTË)

Publikuar tek: politike, më 19:28 17-02-2018 U spiunua nga miqtë e ngushtë dhe të afërmit, Maks Velo jep të tjera DETAJE: E vërteta e librit PORNOGRAFIK që vjehrra gjeti në shtëpinë time (E PLOTË)

Pak ditë më parë artisti Maks Velo foli për herë të parë lidhur me miqtë e ngushtë që e kishin spiunuar gjatë diktaturës. Ndërsa sot i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në news 24 Velo ka dhënë të tjera detaje lidhur më kët çështje. Artsiti ka folur për mikun e tj të ngushtë Llambi Blidon i cili siç thuhet në dosjen e Sigurimit të Shtetit e ka spiunuar.

Velo shprehet se miku i tij i ngushtë kishte bërë denoncime për të madje kishte shkuar për të bërë regjistrime edhe në shtëpinë e tij.  

“Detyra e fundit e Llambit i thonë të shkojë në shtëpinë e tyre, Kur erdhi mamaja më tha se Maks kanë ardhur 2 persona. Këta tani nuk ishin shprehur dhe i thashë mamasë kujdes”, shprehet Velo.

Po ashtu një nga personat e imlikuar në dosje ishte edhe vjehrra e tij, e cila siç thotë Velo kishte thënë se Maksi kishte në shtëpi një libër me përmbajtje pornografike.

Më shumë nga fjala e Maks Velo:  

Velo: Unë nuk mund të dyshoja te njerëzit. Detyra e fundit e Llambit i thonë të shkojë në shtëpinë time. Kur erdhi mamaja më tha se Maks kanë ardhur 2 persona. Këta tani nuk ishin shprehur dhe i thashë mamasë kujdes.

Gazetarja: Kishit nisur të dyshoje?

Velo: Po sigurisht. Emrin e Llambi Bildos nuk do e përmendësh në gjyq më tha hetuesi.

Gazetarja: Përveç Llambit keni edhe shumë të tjerë që ju kanë shokuar, është edhe vjehrra juaj.

Velo: E para njëherë është një problem familjar unë jam ndarë me Luçianën “Sot në mëngjes më erdhi në shtëpi e shqetësuar e vjehrra e Maksim Velos se i kam gjetur në shtëpi një libër francez me përmbajtje pornografike. Në këtë libër kishte edhe shënime. Nga ana ime ju tha Kujtimit që ky libër të mbahet dhe të na dorëzohet’

Gazetarja: E prisnit nga vjehrra?

Velo: Sigurisht që nuk e prisja. Ajo u nda nga burri një djalë vari veten…Histori e implikuar.

Kjo grua shkon dhe i ankohet Lidhjes së Shkrimtarëve. Këtë libër mua nuk ma kanë paraqitur në gjyq as në hetuesi. Nuk ma kanë treguar asnjëherë. Kujtimi ç’donte në këtë mes, Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve ç’donte në këtë mes? Duhet të shkonte në polici.

Gazetarja: Po personazhet e tjerë që ju kanë tronditur? 

Velo: Janë shumë, e para duhet të kesh parasysh përmbajtjen e dosjes. Kjo nuk është e plotë. Unë  kam një dokument që e kam lexuar vetë dhe që nuk është këtu. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0097270011901855
array(1) { ["section"]=> string(154) "u-spiunua-nga-miqte-e-ngushte-dhe-te-afermit-maks-velo-jep-te-tjera-detaje-e-verteta-e-librit-pornografik-qe-vjehrra-gjeti-ne-shtepine-time-e-plote-110594" }