U sulmua nga anëtarët e LDK me fotot e babait i veshur si polic serb, Vjosa Osmanit i del në krah Isa Mustafa

Publikuar tek: rajon, më 06:49 08-06-2020 U sulmua nga anëtarët e LDK me fotot e babait i veshur si polic serb, Vjosa Osmanit i del në krah Isa Mustafa Isa Mustafa - Vjosa Osmani

Gjatë ditës së djeshme mediat kosovare publikuan disa foto ku shihej babai i Kryetares së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmanit, si pjesë e policisë serbe.

Në media u përfol se këto sulme ndaj Osmanit i kishin bërë aëtarë të partisë kua jo bën pjesë, LDK-së, pasi ajo ka mbajtur qëndrim të hapur kundër qeverisë së re me kryeministër Hotin.

Pas katyre fotove ajo ka paralajmëruar se do t'i padisë të gjithë ata që shpifin për babanë e saj, ndërsa në krah i ka dalë edhe kryetari i LDK, Isa Mustafa.

Ai shprehet se rivalitetet politike dhe partiake duhet të shprehen dhe debatohen mes njëri-tjetrit, dhe jo duke etiketuar prindërit apo fëmijët.

Kujtojmë se marrëdhënia mes Vjosa Osmanit dhe LDK nuk është më e njëjta, pasi Osmani doli kundër mocionit të mosbesimit kur u rrëzua qeveria "Kurti", ndërsa ka dalë edhe kundër qeverisë së re me kryeministrin e ri të LDK-së, Avdullah Hotin.

"Atakimi i familjes së Kryetares së Kuvendit, znj. Vjosa Osmani është neveritës.

Mospajtimet institucionale, rivalitetet partiake dhe politike duhet ti shprehim dhe debatojmë ndërmjet nesh, jo permes etiketimit të prindërve, fëmijëve apo familjarëve. Kjo është mënyra më morbide e luftës politike. Nëse dikush ka pasur argumente, pse nuk i prezantoi ato, para se Vjosa të zgjidhej Kryetare e Kuvendit. Përgjigja është se nuk kanë pasur dhe nuk kanë.

Jam ndër ata që parreshtur më është sulmuar familja.

Këto ditë po lexoj se disa që sulmonin dhe etiketonin në forma të ndryshme, tani e kanë filluar betejën ndërmjet tyre për dyshime në njëri tjetrin për abuzime, shantazhime, kurdisje e shumë punë të pista. Të gjithë përfundojnë kështu, por pasojat janë evidente nga njerëz të tillë", shkruan Isa Mustafa.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shqiptarja rrëfen tmerrin kur mbahej peng nga “përbindëshi i Kavos”: Më rrahu, më abuzoi seksualisht
Dëshmia tronditëse e shqiptares për 'Dragoin e Kavos': Më rrahu, më përdhunoi dhe kërcënoi të më vriste »
Article Logic
Execution time: 0.010195970535278
array(1) { ["section"]=> string(115) "u-sulmua-nga-anetaret-e-ldk-me-fotot-e-babait-i-veshur-si-polic-serb-vjosa-osmanit-i-del-ne-krah-isa-mustafa-209439" }