U takua me një person të infektuar me Covid-19, izolohet për 7 ditë Zonja e Parë e Francës, frikë për Emanuel Macron

Publikuar tek: bota, më 18:43 19-10-2020 U takua me një person të infektuar me Covid-19, izolohet për 7 ditë Zonja e Parë e Francës, frikë për Emanuel Macron Brigitte Macron

Koronavirus 'tremb' Zonjën e Parë të Francës, Brigitte Macron.  

Gruaja e presidentit të Francës Emanuel Macron është mbyllur në shtëpi për 7 ditë, pasi kishte kontakt me një person i cili pas testeve rezultoi mbartës me virusin e ri.

Sipas mediave franceze, Brigitte nuk ka shfaqur shenja të virusit dhe pasi ka kryer testin është izoluar menjëherë.

Brigitte Macron ishte në kontakt të enjten më 15 tetor me një person të deklaruar pozitiv për Covid-19 të hënën më 19 tetor dhe duke paraqitur simptoma të sëmundjes. Në përputhje me rekomandimet e autoriteteve shëndetësore, ajo do të hyjë në një periudhë izolimi prej shtatë ditësh" , thuhet në një njoftim për shtyp nga presidenca franceze.

Ende nuk ka një njoftim zyrtar për kreun e lartë të shtetit francez, Emanuel Macron pasi gjasat janë që Brigitte të ketë kontakt me ta. Franca është ndër shtetet europiane, ku koronavirusi ka gjetur përhapje të konsiderueshme, ndërsa autoritetet shëndetësore po bëjnë gjithçka për të ulur rastet e infeksioneve.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Donald Trump DEGJENERON dr. Faucin: Njerëzit janë lodhur duke dëgjuar këta idiotë për virusin
»
Article Logic
Execution time: 0.012607097625732
array(1) { ["section"]=> string(121) "u-takua-me-nje-person-te-infektuar-me-covid-19-izolohet-per-7-dite-zonja-e-pare-e-frances-frike-per-emanuel-macron-224345" }