U tall me priftërinjtë, sot hoxhë Ahmed Kalaja bën një paralajmërim të “frikshëm”: Kush guxon të prek të krishterët, të kalojë mbi trupat tanë

Publikuar tek: aktualitet, më 14:02 15-04-2017 U tall me priftërinjtë, sot hoxhë Ahmed Kalaja bën një paralajmërim të “frikshëm”: Kush guxon të prek të krishterët, të kalojë mbi trupat tanë

Në ditën e festës së Pashkës, imami Ahmed Kalaja ka dhënë një mesazh të fortë për bashkimin mes myslimanëve dhe të krishterëve të Shqipërisë. Gjatë lutjes së xhumasë në xhaminë “Dine Hoxha” në Tiranë, Kalaja tha se kushdo që guxon të prekë kishat dhe të krishterët do ketë myslimanët përballë.

Kujtojmë se disa muaj më parë ai tërhoqi të gjithë vëmendjen e mediave për shkak të ironizimit që i bëri një prifti së bashku me futbollistin Andi Lila. Por pas këtij “gabimi” siç e quajti dhe vetë Kalaja, ditën e sotme ka bërë një thirrje në të cilën thotë se do mbrojë të gjithë besimtarët ortodoksë.

“Ne jemi të gatshëm si myslimanë të përsërisim të njëjtën gjë nëse dikush dëshiron të kërcënojë katolikët, ortodoksët, të krishterët shqiptarë, të jemi ne mbrojtësit e parë dhe të jemi ne rrethi i parë, i cili e mbron kishën nga çdo lloj sulmi të mundshëm, që ndonjë njeri i cili është agjendë e dikujt, që nuk na intereson, tenton të prishë harmoninë apo tolerancën ndërfetare në këtë vend.
Ne si myslimanë jemi gati, jemi të gatshëm që nëse dikush do të bëjë tentativa të tilla të kalojë përpara mbi trupat tonë, të kalojë përpara mbi gjakun tonë, pastaj të arrijë aty ku do të arrijë.


Pa kaluar mbi trupat tonë dhe pa kaluar mbi gjakun tonë nuk mund ta arrijë një gjë të tillë, sepse atë që e kemi nuk duam ta humbim dhe nëse dikush është në shërbim të ndonjë axhende “X” apo “Y” do të na e prishë, ne do të jemi të parët ata të cilët do ta mbrojmë, qoftë edhe me jetët tona, sepse kështu na mëson kjo fe e mrekullueshme. Kjo është feja e Zotit, kjo është feja që na ka ardhur prej Zotit”, ka thënë imami.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tentoi të trafikonte 71 kile drogë me kamion duke e futur brenda tubave, e pëson keq qytetari nga Tirana (EMRI)
Zjarr në Fushë-Krujë, ambulanca vonohet një orë »
Article Logic
Execution time: 0.012198925018311
array(1) { ["section"]=> string(143) "u-tall-me-prifterinjte-sot-hoxhe-ahmed-kalaja-ben-nje-paralajmerim-te-frikshem-kush-guxon-te-prek-te-krishteret-te-kaloje-mbi-trupat-tane-75285" }