‘U tallën me nënën time’, Veliaj sulmon gazetarët: Keni vila në ‘Long Hill’ dhe jeni rritur në Bllok, por djemtë e pastrueseve do e drejtojnë këtë vend

Publikuar tek: politike, më 16:36 17-10-2020 ‘U tallën me nënën time’, Veliaj sulmon gazetarët: Keni vila në ‘Long Hill’ dhe jeni rritur në Bllok, por djemtë e pastrueseve do e drejtojnë këtë vend Erion Veliaj

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj në asamblenë e socialistëve në Berzhitë i është përgjigjur akuzave të hedhura në drejtim të tij.

Ai ka kujtuar sakrificat e të ëmës për t’i rritur dhe edukuar, teksa tha që mamasë së tij i është dashur të qepë këpucë dhe të punojë si pastruese.

Duke iu referuar gazetarëve Andi Bushatit dhe Armand Shkullakut, që sipas tij ishin shprehur “ja u bënë këta djemtë e pastrueseve”, Veliaj tha se ata duhet ta dinë mirë që djemtë e njerëzve që punojnë do ta drejtojnë këtë vend.

“Sa të drejtojë PS dhe Edi Rama çdo fatkeqësi do ta përballojmë bashkë, ne ndoshta nuk e parandalojmë dort tërmetin, shirat, rrëshqitjet e tokave, por di të them këtë që sa herë që të rrëzohemi do të gjejmë prapë fuqinë që të ngrihemi në këmbë.

Një shtet nuk matet se sa herë rrëzohet, por nga shpejtësia me të cilën arrin që të ngihet. Zonjat e Bërzhitës janë zonjat më punëtore që unë kam njohur në të gjithë Tiranën, i pashë teksa punonin në një fasoneri, dhe bënin këpucë luksoze për ti çuar më pas drejt Italisë.

Kur pashë zonjat që punonin në fasoneri, mu kujtua nëna ime, që kishte mbaruar akademinë ushtarake, dhe i duhej të merrte 10 palë këpucë në shtëpi, që të merrte 130 lekë të reja, që ta na mbante ne me shkollë, pas humbjes së babait.

Pas punës në fasoneri, nënës iu desh që të bënte një punë të dytë si pastruese. Kur isha te ajo fasoneri, mu kujtua historia e jetës sime. Pashë një analist, që kishte filluar të tallej te lapsi, te kalemi, dhe kishte shkruar ”ja u bënë këta djemtë e pastrueses”. Lajmi im për ata është, pooo, djemtë e pastreuesve mund të bëhen dhe do ta drejtojnë këtë vend, jo ata që janë rritur në Bllok, dhe përçajnë dynjanë. Që kanë shtëpi te ‘Long Hill'”, u shpreh Veliaj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011714935302734
array(1) { ["section"]=> string(151) "u-tallen-me-nenen-time-veliaj-sulmon-gazetaret-keni-vila-ne-long-hill-dhe-jeni-rritur-ne-bllok-por-djemte-e-pastrueseve-do-e-drejtojne-kete-vend-224131" }