U tërhoq nga futbolli por jo nga planet, Lorik Cana rrëfen se çfarë do të bëjë tani

Publikuar tek: aktualitet, më 08:52 11-10-2017 U tërhoq nga futbolli por jo nga planet, Lorik Cana rrëfen se çfarë do të bëjë tani

Ish-kapiteni i Kombëtares Shqiptare Lorik Cana vendosi të tërhiqet përfundimisht nga futbolli dy ditë më parë kur u luajt ndeshja Shqipëri- Itali.

Futbollisti kishte kohë që nuk luante në fushën e blertë por vetëm ditën e ndeshjes bëri lajmërimin zyrtar si dhe zbriti në fushë duke u përshëndetur me fansat teksa mbante djalin e tij në krahë.

Por cilat janë planet e tij për të ardhmen?

I ftuar në emisionin e mëngjesit “Wake up” në Top Channel, Lorik Cana rrëfeu se synon të jetë në pozicion drejtuesi në një ekip futbolli.

“Zakonisht janë 4 rrugë: angazhimi me mediat, trajner, menaxher i talenteve të reja dhe drejtues. Unë e shoh veten më mire në pozicionin e drejtuesit të një klubi, jo dhe aq si trajner, megjithatë nuk i dihet kurrë”, u shpreh ish-kapiteni i kombëtares.

 

46903-640-0-59ddc6105996c.jpg

lorikcana.jpg

10786.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.22177600860596
array(1) { ["section"]=> string(88) "u-terhoq-nga-futbolli-por-jo-nga-planet-lorik-cana-rrefen-se-cfare-do-te-beje-tani-95474" }