Vaksina kandidate për të luftuar koronavirusin AstraZeneca, e zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit, në bashkëpunim me IRBM dhe Pomezia, ka nevojë për studime të mëtejshme.
Lajmi u dha nga Pascal Sorio, numri një i shoqërisë farmaceutike prodhuese që është partnere në këtë projekt.
AstraZeneca dhe Universiteti i Oksfordit pohuan se vaksina është 90% efektive, por nga testet e bëra tek 23 mijë vullnetarë vunë re se kishte probleme dhe se shifra ishte e rrejshme.
Një lajm i keq ky për kompaninë farmaucentike, por njëkohësisht edhe për njerëzimin që beson fort te vaksina për t'i shpëtuar virusit që ka kapluar botën prej thuajse 1 viti.